• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI/ Si Berisha tradhtoi Teatrin Kombëtar në 2007, e la jashtë listës së trashëgimisë kulturore. Bie edhe pretendimi i Metës
Home
Sociale

DOKUMENTI/ Si Berisha tradhtoi Teatrin Kombëtar në 2007, e la jashtë listës së trashëgimisë kulturore. Bie edhe pretendimi i Metës

15 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi mbrëmjen e djeshme që të miratojë shembjen e godinës së ish-Teatrit Popullor, sot teatri Kombëtar. Përpos një grupi artistësh, Presidenti dhe opozita e drejtuar nga Partia Demokratike kanë kundërshtuar vendimin me akuza të forta kundër qeverisë Rama, madje edhe me padi në Gjykatën Kushtetuese dhe prokurorinë e Tiranës. Kundërshtarë të projektit duke përfshirë Presidentin Ilir Meta, ish-presidentin Sali berisha dhe eksponentë të opozitës u shprehën se teatri është objekt i trashëgiminë sonë kulturore kombëtare.

Në fakt ata që nuk e kanë përfshirë ish-Teatri popullor, sot Teatri Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, ka qenë pikërisht qeveria e drejtuar nga Sali Berisha në vitin 2007. Historia fillon ne viti 2000  ku përmes një VKM-je qeveria socialiste e drejtuar asokohe nga Ilir Meta u shpall qendra historike e Tiranës, që përfshinte sheshin, bulevardin, etj, por vetëm si hapësirë gjeografike pa përcaktuar konkretisht cilat ishin objektet që përfshiheshin në këtë vendim.

Vetëm 7 vite më pas, pra në 2007 kur kryeministri ishte Sali Berisha, ministri i Kulturës së PD-së, Bujar Leskaj (sot në krye të KLSH-së) firmosi një vendim të detajuar që listonte objektet e trashëgimisë kulturore, duke plotësuar kështu vendimin e vitit 2000. Në listë janë 108 objekte që janë caktuar si trashëgimi kulturore. Në atë listë me 108 objekte ndodhet çdo gjë e mundshme, ministritë, piramida, hotel, piramida, godina të ndryshme dhe vila pa fund, që Berisha është kujdesur që të futen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por teatri kombëtar nuk u përfshi.

Pra Partia Demokratike nuk e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore. Në 2017, 4 vite pasi kishte ardhur në pushtet, Edi Rama shfuqizoi vendimin e vitit 2000 për shpalljen e qendrës historike të Tiranës, e cila theksojmë se nuk përcaktonte konkretisht objektet që duheshin ruajtur si pjesë e trashëgimisë kulturore, por ndante në përgjithësi zonat në qendra historike.

Ndërsa vendimi i 2007 formalisht është ende në fuqi dhe kryeministri Edi Rama nuk nguroi që ta përshëndeste edhe mbrëmë kur tha se “Në 2007 Berisha e hoqi teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë dhe shumë mirë bëri”. Sali Berisha e braktisi teatrin duke e lënë jashtë listës, ndërsa sot akuzon kush duhet të prishet, por e kaluara e tradhton. Fakti që ish-teatri popullor nuk ishte përfshirë në atë listë rrëzon të paktën pretendimin që Ilir Meta bazon padinë e tij të dytë në Kushtetuese ku thekson se ish-teatri popullor, sot teatri kombëtar është objekt i trashëgimisë kulturore. Në fakt Teatri kombëtare nuk ka asnjë status ligjor që e mbron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Plagosje me armë në Selenicë, dyshohet se u qëllua nga një makinë në ecje
Previous article "FASHAT E ORARIT JANË TË PALIGJSHME DHE NUK I ZBATOJ"/ Kryemadhi: Nuk njoh gjendjen e jashtëzakonshme dhe VKM-të e Ramës

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT