• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI/ Pse u lirua i “forti” i Shijakut: Ja vendimi që shpëton Durim Keçin nga EKSTRADIMI
Home
Aktualitet
Kronikë

DOKUMENTI/ Pse u lirua i “forti” i Shijakut: Ja vendimi që shpëton Durim Keçin nga EKSTRADIMI

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Durim Keçi, i njohur si i “forti i Shijakut” ka lënë qelinë duke i shpëtuar kështu edhe ekstradimit në Itali. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është dhënë më datë 19 dhjetor 2017 dhe në ditët e para të janarit, ka marrë automatikisht formën e prerë duke qenë se Prokuroria e Durrësit nuk e ka apeluar, shkruan “Panorama”.
42-vjeçari është arrestuar në tetorin e vitit të kaluar për llogari të drejtë- sisë italiane, me qëllime ekstradimi për disa vepra të rënda penale si “shfrytëzim prostitucioni” dhe “pjesë- marrje në organizata kriminale”.

Sipas të dhënave, pas të Shkallës së Parë të Durrësit për ta liruar, më datë 3 janar, ky vendim mori formën e prerë dhe dy ditë më parë Keçi la qelinë për t’iu rikthyer jetës normale. Ai u arrestua pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Xhenovës, me 9 vite burgim. Nga të dhënat, rezulton se ai fillimisht është arrestuar vite më parë në Itali.

Por, për arsye procedurale është liruar nga paraburgimi dhe pas kësaj është rikthyer në Shqipëri. Ndërkohë, në shtetin fqinj ka vijuar gjykimi në mungesë të tij, në përfundim të të cilit është cilësuar fajtor.

Sipas avokatit të tij, Ilia Ilia, ai e ka kryer dënimin në Itali, ndaj nuk kishte asnjë lloj arsye të mbahej në qeli dhe për më tepër, të ekstradohej drejt këtij shteti. Ai shton se, në dosjen e Keçit mungonte garancia nga pala italiane, për ridënim nga e para.

“Sipas kodit të ri penal, çdo i dënuar në mungesë duhet të rigjykohet. Ndryshimet e fundit ligjore në Kodin e Procedurës Penale, që kanë hyrë në fuqi me datë 1 gusht të vitit 2017, detyrojnë Ministrinë e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit kërkues, që të lejojë gjykimin nga zero për çdo shtetas shqiptar të dënuar në mungesë. Ai është dënuar nga Gjykata e Xhenovës, me 9 vite burgim për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. Për arsye procedurale është liruar nga paraburgimi dhe pas kësaj është rikthyer në Shqipëri.

Ndërkohë, në shtetin fqinj, ka vijuar gjykimi në mungesë të tij në përfundim të të cilit është cilësuar fajtor. Ai e ka kryer dënimin dhe nuk ka asnjë arsye të qëndrojë në qeli dhe për më tepër të ekstradohet”, deklaroi avokati Ilia Ilia.

Sipas tij, ndonëse është kërkuar garancia që pala italiane ta niste gjykimin nga fillimi, kjo garanci nuk ka ardhur e në këto kushte, Gjykata nuk mund ta mbajë në burg këtë shtetas.

Mësohet se Prokuroria, që në seancat e para, ka kërkuar njohjen e vendimit me 9 vjet, ndërkohë që Gjykata e Durrësit e ka njohur me 8 vite e 9 muaj këtë vendim. Duke qenë se vendimi i Gjykatës është pothuaj i njëjtë me atë të kërkuar, atëherë, Prokuroria nuk e ka apeluar. Në këto kushte, vendimi ka marrë formë të prerë pas pak ditësh nga afati kur mund të kryhej apelimi. Mësohet, gjithashtu, se vetë Ministria e Drejtësisë italiane kërkesën për ekstradim e ka kthyer në njohje vendimi.

Në këto rrethana, Gjykata shqiptare bën njohjen e vendimit duke u bazuar në dispozitat e ligjit për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë, Kodit të Procedurës Penale shqiptare si dhe të Kodit Penal shqiptar. Gjithsesi, Gjykata shqiptare, sipas Konventës Europiane, ligjin për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë dhe Kodit të Procedurës Penale nuk është detyruar ta njohë vendimin në masën që e ka njohur Gjykata italiane.

“Panorama” ka zbardhur dhe vendimin e plotë të Gjykatës së Durrësit dhe argumentimin pse është liruar shtetasi Durim Kuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Neymar te Real Madrid, gjithçka vendoset nga Ronaldo
Previous article FOTO/ Njihuni me karikaturën e ditës nga Goal.com

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT