Zbulohet dokumenti që vërteton se kreu i shtetit, ka bërë blerjen e një makine me një çmim super të shtrenjtë, me paratë e buxhtit të shtetit.
Gjithçka ka ndodhur në ditët e fundit të vitit që sapo kemi lënë pas. Ka qenë periudha kur Presidenti i Republikës Ilir Meta, u komentua nga mediat dhe rrjetet sociale për një intervistë që dha tek emisioni i Ermal Mamaqit, në TV Klan. I pyetur nga moderatori i njohur se a është e vërtetë që ai bënte një jetë luksoze dhe se kishte 11 banjo në shtëpi, Meta u përgjigj se përkundër atyre që thuheshin dhe fliteshin për të, ai në fakt bën një jetë normale duke qëndruar larg veseve si ato të shkuarjes nëpër kazino, etj.
Ishte periudha kur po përflitej shumë gjithashtu edhe xhesti i bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, në seancën e Parlamentit të 18 dhjetorit ku u zgjodh Prokurorja e re e Republikës, e kur ajo qëlloi me çizme drejt Kryeministrit Edi Rama. Më shumë sesa për xhestin, u dukur sikur debati u fokusua në media dhe opinionin publik rreth markës së çizmeve dhe çmimit të tyre.
Ndërkohë që bëheshin këto diskutime, institucioni i Presidencës kishte filluar punën që në 24 nëntor 2017, për të prokuruar blerjen e një automjeti me vlerën e 25. 700. 000 ose e thënë në gjuhën popullore plot 257 milionë lekë. E konvertuar, makina kap vlerën e gati çerek milioni dollarësh amerikanë. Një shifër kjo marramendase, po të kemi parasysh se blerja është bërë me paratë e buxhetit të shtetit.
Dokumenti që vërteton blerjen e makinës në vlerën e çerek milioni dollarësh nga Presidenti
Sipas dokumentave zyrtare, blerja e automjetit është bërë pranë kompanisë “Autostar Albania”, vendim ky që mësohet se është ekzekutuar në datën 29 dhjetor 2017, pra vetëm dy ditë përpara vitit të ri 2018.
Pagesa e një çmimi të tillë bëhet disi e pakuputueshme, kur mësojmë nga burime të Presidencës, se vetëm pak javë përpara se z. Meta të merte detyrën e Presidentit të Republikës, paraardhësi i tij z. Bujar Nishani ka blerë një tjetër autoveturë, gjithashtu të re, e sërisht me një çmim të kripur. Në datën 20 qershor 2017 këtë radhë në kompaninë “Prosche Albania sh.p.k”, Presidenca ka blerë një makinë në vlerën e plot 70 milionë lekëve (6.906.000 lekë të reja).
Nuk dihet sesa e domosdoshme ka qenë që pas blerjes së këtij automjeti të ri, me ardhjen e Presidentit Ilir Meta, të blihej një autoveturë tjetër, me një çmim gati katër herë më të lartë, me paratë e buxhetit të shtetit. Ajo që mësohet është fakti se vetëm për dy vetura, në pak muaj të vitit që sapo kemi lënë pas, janë harxhuar rreth 350 milionë lekë.
Alpenews.al