• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DOKUMENTI/ Ministria e Kulturës hap konkurs për drejtorin e Muzeut Kombëtar, godina para restaurimit
Home
Kulturë

DOKUMENTI/ Ministria e Kulturës hap konkurs për drejtorin e Muzeut Kombëtar, godina para restaurimit

20 January, 2023 s.autor Kulturë

Ministria e Kulturës ka shpallur konkurs publik për pozicionin e Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar.

Konkursi për muzeun hapet publik për herë të parë nga viti 2013. Drejtori akutual Dorian Koçi, ka më se 6 vite në detyrë dhe është  i pazgjedhur me konkurs, por i komanduar pas shkarkimit të ish-drejtorit Melsi Labi.

Ndërsa ministria vë si afat për dorëzimin e dokumenteve datën 26 janar, sipas njoftimit, kandidati duhet të propozojë një platformë për administrimin e Muzeut Historik Kombëtar dhe perceptimin e sfidave aktuale në fushën e muzeologjisë, si dhe metodologjinë për të përafruar modelet bashkëkohore ndërkombëtare.

Mes kritereve, përmenden masteri shkencor, përvoja e punës, njohja e problemeve dhe sfidave dhe përvoja me edukimin përmes kulturës.

 

 

Te Objektivat, Ministria përmend  përçimin e historisë së vendit, i cili ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin e rolit edukativ dhe në përcjelljen e këtij imazhi te vizitorët; studimi, kërkimi, konceptimi, projektimi, mbikëqyrja, konservimi, restaurimi, promovimi, publikimi, konsulenca dhe bashkëpunimi me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja, në fushën e tematikës. Po aq, përmendet edhe ekspozimi i fondit të MHK-së dhe hapja e ekspozitave të përkohshme, duke sugjeruar në OBJEKTIVA krijimin e shoqatën së miqve të muzeut, e cila ka për qëllim dhënien e një kontributi moral e financiar në zhvillimin e veprimtarive.

Ndërsa në vitet 2013-2017 kur institucioni kishte në krye ish -drejtorin Labi, u fol publikisht  për gjetjen në muze të lipsaneve të Shën Gjon Vladimirit, në vitet 2017-2023, nën drejtimin e Koçit, lipsanet dolën nga muzeu pa njoftim zyrtar nga Muzeu, ndonëse njoftimet për aktivitete më se modeste janë tërësisht të zakonshme.

Kujtojmë se Muzeu Historik Kombëtar do t’i nënshtrohet rikonceptimit e restaurimit nga programi “EUforCulture”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe UNOPS.

Thirrja Per Muzeun
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JENI TË LIRË..."/ Alphabet, kompania amë e Google-it shkurton 12 mijë vende pune
Previous article URDHËROI VRASJEN E DEJVI KASMIT/ SPAK kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të Aurel Hoxhallarit: Të vuajë dënimin...

s.autor

Postime të ngjashme

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT