• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI/ Lumi Buna zhduket nga hartat e Hipotekës së Shkodrës, poshtë urës së vjetër rezulton një shesh
Home
Sociale

DOKUMENTI/ Lumi Buna zhduket nga hartat e Hipotekës së Shkodrës, poshtë urës së vjetër rezulton një shesh

30 September, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Mund të duket e pabesueshme apo edhe qesharake por që nga viti 2001 poshtë urës së vjetër të Bunës rezulton që të jetë shesh pa lumin Buna.

Prej 21 vitesh lumi Buna është zhdukur në hartat e hipotekës së Shkodrës dhe poshtë urës së vjetër rezulton një shesh.

Disponojmë kartelën e pasurisë së paluajtshme ku poshtë urës së vjetër të Bunës në dokument në vend të lumit Buna është shesh. Në fakt lumi Buna ka mijëra vite ekzistencë por prej 21 vitesh ujë poshtë urës së vjetër në letrat hipotekore është zëvendësuar me një shesh.

Regjistrimi i fundit i përket datës 18 mars 2001 ndërsa regjistrimi fillestar është i vitit 1886, vit kur nisën punimet për ndërtimin e urës së Bunës e cila sot është monument kulture dhe përdoret vetëm nga këmbësorët. Ky problem ka dalë rastësisht.

Shkak është bërë dëmtimi i dërrasave të urës së vjetër të Bunës dhe nevoja për të ndërhyrë për riparimin e saj nga drejtoria rajonale e kulturës në Shkodër e cila ka aplikuar në hipotekë për pronësinë si dokument i nevojshëm por është pamundur që të ndryshohet dokumenti i pronësisë nga hipoteka sepse nevojitet një Vendim i Këshillit të Ministrave dhe deri atëherë, ura e vjetër e Bunës do vijojë që në dokumente të jetë një shesh pa lumin Buna poshtë saj që rrjedh aty prej mijëra vitesh.

Po ashtu pa dokumentin e pronësisë të ndryshuar, drejtoria rajonale e kulturës e ka të pamundur që të bëjë riparimin e urës së vjetër të Bunës për zëvendësimin e dërrasave të kalbura të cilët në gjithë gjatësinë e kësaj ure kanë pësuar çarje duke u kthyer në një rrezik për këmbësorët.

Dërrasat e kësaj ure janë kthyer në një shqetësim për kalimtarët të cilët ndjehen të rrezikuar se mund të bien brenda…

Edhe turistët e huaj shprehen se ura e vjetër e Bunës duhet që të riparohet sa më shpejt.

“Duhet që të riparohet. Është një urë e bukur dhe nuk duhet të lihet kështu. Po them se është e rrezikshmë që të ecësh në të dhe duhet riparuar sa më shpejt”.

Një shqetësim janë edhe mbeturinat tek ura e vjetër e Bunës që kërkohet të pastrohen.

Ura e Bunës është një urë mbi lumin Buna në Shkodër. Ura është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi.

Ura u projektua nga inxhinieri turk Ali Beu. Ura e vjetër e Bunës është monument kulture i kategorisë së II, që nga viti 2010.

kartela me logo lumi buna

Në vitin 2011, pas ndërtimit të Urës e re e Bunës, në urën e vjetër lejohen vetëm këmbësorët. Para pak vitesh kjo urë u riparua nga Ministria e Mbrojtjes por është dëmtuar sërish dhe kërkohet ndërhyrje emergjente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I THEM HAJDE TE MAMI..."/ Orinda Huta zbulon “sherrin” në familje për qenin e saj
Previous article PLAS SHERRI/ 17-vjeçari plagos me thikë dhe sende të forta dy të rinj në Kavajë

s.autor

Postime të ngjashme

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin Aktualitet

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person... Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT