• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI I 1984/ Si e vendosi Byroja Politike zëvendësimin e kafesë me kafen e elbit
Home
Dossier

DOKUMENTI I 1984/ Si e vendosi Byroja Politike zëvendësimin e kafesë me kafen e elbit

14 September, 2018 enxhi.autor Dossier

Nga Kastriot Dervishi/ Eksperimentet sovjetike mbi popullin shqiptar në drejtim të ushqimit kanë qenë të shumta. Asnjëherë qeveria e rigonit, e fukarallëkut dhe gazepit komunist, nuk e ngopi njëherë me bokë këtë popull, ndërsa triskat e racionet nuk ia ndau as nga fillimi e as nga mbarimi. Shihni më poshtë një mbledhje të Byrosë Politike të vitit 1984 ku merr pjesë si i ftuar ministri i Tregtisë së Brendshme, Osman Murati. Krahas shtrëngesave të ndryshme, partia kishte vendosur t’ia hiqte popullit edhe pirjen e kafesë. Për këtë arsye kish shpikur kafen e elbit, një qelbësirllëk tjetër mbi popullin.

Ramiz Alia udhëzonte propagandën mbi “dëmet” e kafesë. Interesant është se qysh në fillim të bisedës, Alia i ngatërron emrin Osmanit të tij duke i thirrur “Murat”. Pjesa që kam përzgjedhur është më tepër humoristike, për të parë çfarë bylmezësh kanë qeverisur Shqipërinë. Qeshni me këto që do lexoni. Mos harroni se këta janë njësoj edhe sot të po aq të paaftë e të mbrapshtë sa kanë qenë edhe atëherë. Partia vendosi që populli të pijë kafe elbi. Emisionet e ndryshme u orientuan drejt shpjegimit për dëmet e kafeinës. Prej vitesh kafeja ndahej me triska në dy lloje: ^600-she” dhe “900-she”. Por në fund, partia vendosi “për të mirën e popullit”.

Ekstrakt nga biseda

Shoku Ramiz Alia: A hodhët kafe elbi në treg shoku Murat?

Shoku Osman Murati: Po shoku Ramiz.

Shoku Ramiz Alia: Si po ecën konsumi i kafesë së elbit?

Shoku Osman Murati: Në disa zona kafeja e elbit konsumohet shumë, si për shembull, në zonën e Korçës.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë. Po në zonat e tjera si konsumohet kafeja e elbit?

Shoku Osman Murati: Në zonat e tjera kjo përdoret një çikë më pak, kurse në lokalet e ushqimit social, me përjashtim të turizmit, kafenë e kemi të përzier me elb.

Shoku Ramiz Alia: Unë Dua të di si konsumohet kafeja e elbit në popull.

Shoku Vangjel Çërrava: Po propagandë bëjnë shitësit për kafenë?

Shoku Ramiz Alia: Jo vetëm që duhet bërë propagandë për kafenë, por mendoj se është e domosdoshme të botohet edhe ndonjë artikull për kafeinën dhe pasojat e këqija për organizmin e njeriut.

Shoku Osman Murati: Një vështirësi e përkohshme të na krijohet lidhur me qumështin pluhur që u jepet punonjësve, sepse kjo lidhet me bilancin e importit. Megjithatë tregtia, në bashkëpunim me organet e shëndetësisë dhe me shokët e bashkimeve profesionale, mori menjëherë masa që atje ku do të na krijohen vështirësi, këtë mungesë të qumështit ta zëvendësojmë me një kokërr vezë dhe 40 grema sheqer për çdo punëtor…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Shqipëria vërtetë s’ka impakt në Kosovë, por e ka ndihmuar jo pak
Previous article "AIR ALBANIA"/ Kompania e parë shqiptare GATI! Rama bën postimin (VIDEO LIVE)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT