• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dokumenti diplomatik: Mocioni i mirditorëve kundër Marka Gjonit dhe Republikës
Home
Dossier

Dokumenti diplomatik: Mocioni i mirditorëve kundër Marka Gjonit dhe Republikës

29 July, 2018 g.autor Dossier

Në faqen n°1241 të dokumentit diplomatik të Kombeve të Bashkuara, botuar në shtator të 1921, gjejmë telegramin revoltues të parësisë mirditore kundër Marka Gjonit dhe shpalljes së Republikës së Mirditës, ku përveç ambicieve personale të udhëheqësit mirditor, ky vendim u shërbente interesave të Serbisë dhe përçante gjithashtu kombin shqiptar. Gjithsesi, reagimi i mirditorëve (i sjellë në shqip nga Aurenc Bebja) ka qenë i menjëhershëm :

“Nga Oroshi, nëpërmjet Vlorës, më 26 shtator 1921.

Ne, kryetarët (bajraktarët) e Mirditës, të mbledhur më 22 shtator në Asamblenë e Përgjithshme në Orosh, kryeqendër e vendit tonë, kemi nderin t’ju kërkojmë që të informoni Asamblenë e Lartë për mocionin e mëposhtëm të votuar njëzëri:

Ne konsiderojmë tradhtar të atdheut tonë të ashtuquajturin Marka Gjoni, i cili, për të përmbushur ambiciet e tij personale, veproi kundër unitetit kombëtar duke shpallur në një territor të huaj Republikën e Mirditës, me qëllim shërbimit të interesave të Serbisë. Ne deklarojmë solemnisht se jemi gati, si gjithmonë, të bëjmë të gjitha sakrificat dhe të mbrojmë pavarësinë dhe integritetin e shtetit shqiptar.

Ne protestojmë vullnetarisht kundër ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë në punët tona të brendshme me qëllim nxitjen e problemeve dhe favorizimin e reagimit të qëllimeve të saj imperialiste. Ne i bëjmë thirrje Asamblesë së Lartë të ndërhyjë për t’u dhënë fund këtyre intrigave ndaj sigurisë kombëtare.”

Parësia mirditore: Gjok Deda, Palica, Prenk Gjonit, Nduellesh Kola, Dod Lleshi, Ndrek Prenk Kola, Boci, Rrok Kola, Simon Marka, Kol Prendi, Nikoll Gjon Brunga, Llesh Rrok Kola, Marka Ndoc Koleci, Dre Ndoci, Zef Prendi, Marka Ndeji, Ndoc Perkulla, Marka Gjok, Ndreka Zef Çupi, Zef Nikolla, Prenk Nikolli, Ndoc Marka, Ndoc Pergjoni, Ndoc Ded Kola, Preng Marka Deda, Zef Lazer Noka, Frok Dod Prenga, Gjoni Marka Gjonit, Don Zef Skana, Don Nikolla, Don Ndre Lufi, Don Pasko Krasaniqi, Don Zef Gjonali, Pjetër Frok Ndreka, Nikoll Kol Gjoka, Prenk Gjok Doda, Pjetër Marka Ndreka, Nduc Perdoda Perdo, Ndoka Gjet Dod, Prenka Ndoc Permarka, Marka Ndoc Gjoni, Zef Nikolla Prendi, Ndoc Nikolle Gjini, Simon Prenk Marka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI "KUNDRA"/ Demostratë paqësore në mbështetje të Peshkopit në...
Previous article 12000 EURO PËR LETRA AMERIKANE/ Gjykata JEP dënimin për BANDËN e Gazmend Garupit. Mbeten në...

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT