Mbi 440 milionë lekë të vjetra pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit procesi i vendosje së sistemit të ngrohjes/ ftohjes si dhe ventilimit në disa zyra të godinës së Kryeministrisë.
Konkretisht bëhet fjalë për një tender me një shifër të majme lekësh, që do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjinë në llogari të Kryeministrisë.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e agjencisë së prokurimeve publike, bëhet fjalë për një fond limit rreth 440 milionë lekësh, i cili është vënë në dispozicion të godinë së kryeministrisë, konkretisht për një pjesë të mjediseve me rëndësi të veçantë, të cilat do të pajisjen me sistem ventilimi.
(Tenderi 440 mln lekë për sistemin e ngrohjes dhe ventilimit në Kryeministri)
Njoftimi
Emri Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Adresa Rruga “Abdi Toptani”, nr. 1, Tirane
Tel/Fax +355 4 2222245
E-mail [email protected]
Faqja e Internetit www.infrastruktura.gov.al
2. Lloji i procedurës se prokurimit: “Procedurë e Hapur”.
3. Objekti i kontratës: “Vendosje e sistemit me eficencë, të lartë të ngrohjes/ftohjes dhe ventilimit në disa mjedise të rëndësisë së veçantë brenda ndërtesës së Kryeministrisë”.
4.Numri i referencës së procedurës: REF 544 77-03-07-2018
5. Fondi limit 44 016 666.67 ( dyzetë e katër milion e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e gjashtë presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSh
6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 3 muaj nga lidhja e kontratës
7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.04.2018, ora 11.00
8- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.04.2018, ora 11.00
/Shqiptarja.com



