• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI/ Bumçi i hoqi liçensën për deklarim të rremë. Kush është artkitekti që sot sulmon restaurimet e kishave
Home
Shqipëri

DOKUMENTI/ Bumçi i hoqi liçensën për deklarim të rremë. Kush është artkitekti që sot sulmon restaurimet e kishave

27 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Një ditë më parë në media, arkitekti restaurator Reshat Gega kontestonte restaurimin e Kishës së Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë duke e konsideruar të gabuar teknikën e restaurimit.

Sipas tij ekziston një listë e gjerë monumentesh që thjesht “zbukurohen” me një estetikë fallco që nuk ka lidhje me ruajtjen e vlerave.

Sulmi i Gegës ndaj punës së Ministrisë së Kulturës nuk është i pari në llojin e tij dhe se beteja e vërtetë e Gegës nuk është për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por për inate tërësisht personale me Ministrinë e Kulturës.

Reshat Gega që sot flet për mbrotjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, është një personazh i përfshirë në të kaluarën, në operacione restaurimi masive me fondet publike për trashëgiminë kulturore. Në vitet 2007-2009 kompania “Gen-Red” ka qenë fitues i tenderave me një fond prej 1 milion USD, për ndërhyrje në monumentet e kultures dhe në Pazarin e Gjirokastrës, prej të cilave s’mbeti asnjë gjurmë dhe dihet në c’gjendje ishte Gjirokastra, përderisa prej dy vjetësh po restaurohet gjithe Qafa e Pazarit me financim të Fondacionit Amerikano Shqiptar për Zhvillim.

Po i njëjti personazh që sot shqetësohet për restaurimet e kishave, që ka qenë fitues i tenderave ne restaurime, e masakroi kishën e Mesopotamit me ndërhyrjet që bëri në strukturat e kishës në vitet 2010, duke rrezikuar fort qëndresën e saj, mjafton të shohësh debatet mediatike të kohës për këtë objekt, i cili është mbajtur në këto vite me trarë e me shtylla hekuri, dhe që më në fund po i nënshtrohet restaurimit përfundimtar.

Është sërish po R. Gega, autori i projektit të famshëm për motel e fusha tenisi brenda në Kalanë e Lezhës në vitet 2010-2012 që u anullua dhe u hodh poshtë nga Ministria e Kulturës që në vitin 2014.

Jo vetëm kaq por në vitin 2012 me urdhër të Ministrit të atëhershëm të Kulturës Aldo Bumci, Reshat Gegës iu hoq e drejta e ushtrimit të licences për deklarim të rremë.


Inati dhe mllefi i Gegës qëndron te fakti se sot, Ministria e Kulturës po i realizon projektet e kishave në fjalë, qoftë të Mesopotamit, qoftë të Labovës dhe të të shumë kantiereve të restaurimit të hapura në Gjirokastër, Berat e jo vetëm me konsulencën profesionale të Aleksander Meksit e Pirro Thomos, nga njohësit më të mirë të kishave bizantine dhe të objekteve të kultit.

Prej katër vitesh Gega përballet në prokurori e në gjykata me Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës për këto shpifje.
Edhe pse gjyqet e njëpasnjëshme janë fituar vazhdimisht nga Ministria e Kulturës, Gega vijon të vjellë vrerin e tij në media, çdo herë që shikon se një kantier i ri është hapur në fushën e trashëgimisë kulturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DHA KUPËN E BOTËS GJERMANISË/ GOTZE vetëm zgjedhje e dytë për Favre tek Dortmundi
Previous article SKEDINA E DITËS/ Me këto 3 SUPER ndeshje mund të bëheni MILIONER (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT