Urdhri i Stomatologut është tërhequr dhe ka anuluar vendimin për rritjen e tarifave dentare.
Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.
“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”.
Ky vendim nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për anulimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet dentare edhri pas hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qëndrimin kundër këtij vendimi nga Ministria e Shëndetësisë.