• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dokumenti me afatet, kur do të rriten pensionet dhe si ndryshon skema
Home
Sociale

Dokumenti me afatet, kur do të rriten pensionet dhe si ndryshon skema

3 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Nga indeksimi i pensioneve te shpërblimet, që do të ndahen me rastet e festave të fundvitit, falja e debive për minatorët deri te miratimi i statusit për naftëtarët. Janë këto disa nga vendimmarrjet e Qeverisë që pritet të zyrtarizohen dhe të nisin zbatimin brenda këtij viti.

Asnjë surprizë, madje duhet thënë se disa nga nismat janë të vonuara duke qenë se janë paralajmëruar shumë më herët. Në dokumentin me 150 faqe të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, në të cilën janë planifikuar të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore që do të kalojnë për miratim në 2018- n, ka vetëm 6 projektvendime dhe 1 draft ligjor në fushën e sigurimeve shoqërore.

Të gjitha projektaktet, koha e miratimit dhe efektet janë të listuara edhe në tabelën përbri.

RRITJA

Edhe këtë vit, pensionet, për më shumë se 640 mijë të moshuar, do të njohin një rritje simbolike, që më shumë sesa rritje është indeksim. Vendimi për shtesën pritet të miratohet para muajit gusht. Qeveria nuk ka zgjedhur të nxitojë, siç bëri në vitin zgjedhor kur e kaloi vendimin në fillim të muajit mars. Kujtojmë që vjet edhe indeksimi ishte më i lartë. Rritja me 3% u aplikua për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invaliditetit, pensionet e ish-ushtarakëve, profesorëve etj.. Ndërkohë, siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë kompensimin për ndryshimin e çmimit të bukës, kompensimin për energjinë elektrike, për të ardhurat minimale etj.. Dyshimet janë hequr edhe për festat e fundvitit, pasi është konfirmuar që do të ketë shpërblim.

MINATORËT DHE NAFTËTARËT

Nisma për faljen e debive të punonjësve të minierës po ashtu do të zyrtarizohet në muajt në vijim. Kështu, minatorët e dalë në pension të cilët kanë rezultuar të punësuar, pra, që kanë marrë pension dhe pagë njëkohësisht, do të çlirohen nga detyrimet e akumuluara nga mospagimi i kontributeve. Drita jeshile do të ndizet edhe për naftëtarët për të cilët do të miratohen rregulla dhe kushte specifike për të dalë në pension. Reforma dhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë ka diktuar edhe nevojën për miratimin e një vendimi të posaçëm, në të cilën të përcaktohen kriteret e skemës së sigurimeve shoqërore për këtë kategori punonjësish.

DOKUMENTI I PLANIFIKIMIT

PENSIONET, VENDIMET DHE LIGJET QË PRITET TË KALOJNË PËR MIRATIM NË QEVERI KËTË VIT

Projektvendim, “Për indeksimin e pensioneve”

Koha e miatimit: Katërmujori II

Efektet: Mbajtja në nivele optimale vlerën reale të pensioneve dhe të përfitimeve të tjera sociale, duke rikuperuar dhe rimbursuar efektet e rritjes së indeksit të çmimeve.

Projektvendim, “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit”, 2018

Koha e miratimit: Katërmujori III

Efektet: Shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit, 2018

Projektvendim, “Për disa ndryshime në VKM-në nr. 548/2016, “Për miratimin e kritereve, rregullave dhe të procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”

Koha e miratimit: Katërmujori II

Efektet: Përfshirja në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare të punonjësve të institucioneve të krijuara në kuadër të Reformës në Drejtësi Projektvendim në zbatim të ligjit nr. 72/2017, “Për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti”, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të personave në pension, sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të krijuara për shkak të punësimit gjatë kohës së përfitimit të pensionit.

Koha e miratimi: Katërmujori I

Efektet: Falja e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti dhe të personave që kanë marrë pension, pasi kanë punuar në miniera, në nëntokë, të cilat kanë rezultuar si shkak i punësimit të tyre gjatë kohës që përfitonin pensionin. Projektvendim, për disa ndryshime në VKM-në nr. 77, datë 28.1.2015, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, të ndryshuar

Koha e miratimit: Katërmujori I

Efektet: Zbatimi i dispozitave ligjore që përcaktojnë indeksimin e masës së pensioneve, efekton dhe bën të detyrueshme edhe disa shtesa e ndryshime në VKM-në nr. 77/2015, në lidhje me përcaktimin e pensionit social, sipas dispozitave ligjore në fuqi, shumën bazë të pensionit, si dhe përcaktimin e një tarife kontributive për sigurimin shoqëror të personave të vetëpunësuar në bujqësi.

Projektligj, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” Koha e miratimit: Katërmujori I Efektet: Përmirësimi i komisionimit të invalidëve, pagesës së përfitimeve afatshkurtra dhe pensionit të fshatit. Projektvendim në zbatim të ligjit nr. 8/2017, “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”

Koha e miratimit: Katërmujori I

Efektet: Përcaktimi i kritereve për përfitimin e pensionit të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit për arsye të karakterit të veçantë të punës dhe ndikimin e saj në shëndet, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Incidenti gjatë shfaqjes teatrale: Aktori i famshëm shqiptar gjakoset në mes të skenës
Previous article Çudit Mario: Çfarë më tha babai kur ja leva by**ën Kim-it me vaj

luljetaautor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT