• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI 1946/ Internimet e para në Shqipëri, dy kampet ku gra e fëmijë vuanin në uri dhe epidemi
Home
Dossier

DOKUMENTI 1946/ Internimet e para në Shqipëri, dy kampet ku gra e fëmijë vuanin në uri dhe epidemi

19 February, 2019 F.autor Dossier

Dokumentet 1945-1946, ku jepen detaje të hollësishme për statistikat e internimeve dhe për kushtet e tmerrshme, ku mbaheshin mbi 2175 të internuar, mes tyre gra e fëmijë, mes  urisë e mungesës së ilaçeve…

Si nisën internimet e para të familjeve të të gjithë kundërshtarëve të komunizmit në vitin 1945 – 1946 në Shqipëri? Deri atëherë, askush nuk i njihte metodat sovjetike të deportimeve si shenja hakmarrjeje, po më shumë si presion e masa shtrënguese ndaj kundërshtarëve politik.

Të parët që ranë pre e hakmarrjes ishin familjet dhe të afërmit e të arratisurve politik, por edhe të atyre që kishin guxuar të braktisin rradhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Largimi i tyre nga ushtria quhej dezertim, edhe pse lufta kishte përfunduar me kohë. Dhe dezertimi po ashtu, kishte pasoja të rënda për të gjithë familjen e dezertuesit.

Në një dokument të arkivave të Ministrisë së Brendshme, të marsit 1946, jepen detaje të hollësishme për internimet e para dhe statistika të të internuarve, në të gjithë Shqipërinë.  Po ashtu, jepen hollësi për kushtet e tmerrshme të jetesës së të internuarve, epidemitë e sëmundjeve, si edhe faktit që internimet po praktikoheshin si masë presioni për t’i detyruar të arratisurit të dorëzoheshin, apo ushtarët që të mos dezertonin.

Më poshtë Kujto.al, e sjell të plotë dokumentin, ku flitet për internimet e para në Shqipëri  dhe dy kampet e internimit në Berat dhe Krujë.

***

Internimet

Masa e internimit është shtruar që në muajin maj 1945. Kjo masë përmblidhte familjet e dezertorëve nga ushtria dhe të të arratisurve politik e ordiner.

Për ushtarakët që dezertonin, merrej menjëherë masa, i internohej e gjithë familja dhe i konfiskohej pasuria. Për të arratisurit politik e ordiner, deri në atë kohë, nuk ishte marrë ndonjë masë për familjet e tyre. Në atë kohë, u shtrua marrja e masave për ta. Për të arratisurit politik, në fillim u shtrua marrja e masave për elementët përgjegjës e komandantët e grupeve të armatosura. Kjo u bë me qëllim presioni ndër të tjerët dhe pati si përfundim dorëzimin e një numri të arratisurish. Para marrjes së masës, ju jepej një afat dorëzimi prej dhjetë ditësh.

Masa internimi janë marrë edhe për familjet e atyre që arratiseshin në Greqi.

Më vonë, pas 5-6 muajve, për dezertorët, të arratisurit brenda e në Greqi është caktuar që t’i internohet vetëm kryefamiljari; gjithashtu është prapsuar urdhri i konfiskimit të pasurisë. Si afat dorëzimi për dezertorët dhe të arratisurit brenda, jepet 20 ditë, kurse për ata jashtë shtetit (Greqi), një muaj. Masa e internimit vazhdon.

Në marrjen e masave të internimit janë bërë dhe gabime. Është marrë i ungji, kushëriri dhe e gjithë familja. Kjo ndodhte më tepër nga veriu, ku në një shtëpi rrinë dy-tre familje bashkë. Kur u konstatua një gjë e tillë, atëherë u bë një shqyrtim i listave të të internuarve dhe u liruan ata që ishin marrë gabim. Nga ana tjetër, iu shkrua seksioneve që të mos bënin gabime të tilla, duke ju përcaktuar se cilët duhej të internonin. Një gjë e tillë ndodhte kur internohej e gjithë familja.

Si vend internimi, u caktua Berati për Shqipërinë e Mesme e të Veriut dhe Kruja, për ata të Jugut.

Gjendja e të internuarve ka qenë e është e vështirë. Buka nuk ju jepej në rregull, vend-banimi jo, as zjarr, as mbulesa.

Nga kushte të tilla jetese, nga papastërtia si dhe nga mungesa e barnave ka pasur ndër ta, epidemi të ndryshme dhe kanë vdekur. U kërkua nga Ministria e Shëndetësisë që të ngriheshin dy ambulanca. U ngritën, por mungonin barnat.

Edhe gjatë rrugës nuk janë trajtuar mirë. Janë lënë 2-3 ditë në një prefekturë, pa bukë, përjashta, gjë që ka bërë përshtypje dhe në popull. Kjo ka ndodhur në Gjirakastër, në Elbasan e gjetkë.

Në Krujë e Berat  është ngritur nga një zyrë e mbrojtjes që interesohet për regjistrimin e kontrollin e tyre.

Gjatë kësaj kohe, janë internuar e liruar vazhdimisht. Janë liruar kur janë dorëzuar, kapur ose vrarë të arratisurit e tyre. Gjithashtu, në rastin e faljes më 28 nëntor, u liruan 552 veta.

Më poshtë, po paraqisim një statistikë të të internuarve të çdo prefekture: sa janë internuar gjithsej, sa janë liruar, dhe sa mbetën:

 

Të internuar në Kampin e Beratit

Prefektura Shkodër

Të internuar deri në mars 1946, 270 persona

Liruar deri në mars 1946,  139 persona

Mbetur sot në kamp, 140 persona

 

Prefektura Kukës

Të internuar deri në mars 1946, 331 persona

Liruar deri në mars 1946,  231 persona

Mbetur sot në kamp, 100 persona

 

Prefektura Peshkopi

Të internuar deri në mars 1946, 178 persona

Liruar deri në mars 1946,  70 persona

Mbetur sot në kamp, 108 persona

 

Prefektura Elbasan

Të internuar deri në mars 1946, 173 persona

Liruar deri në mars 1946,  64 persona

Mbetur sot në kamp, 109 persona

 

Prefektura Durrës

Të internuar deri në mars 1946, 234 persona

Liruar deri në mars 1946,  108 persona

Mbetur sot në kamp, 126 persona

 

Prefektura Tiranë

Të internuar deri në mars 1946, 89 persona

Liruar deri në mars 1946,  56 persona

Mbetur sot në kamp, 33 persona

 

Gjithsej:

Të internuar : 1275

Të liruar deri në mars ’46:  658

Mbetur në kamp: 616

 

Të internuar në Kampin e Krujës

Prefektura Korçë

Të internuar deri në mars 1946, 344 persona

Liruar deri në mars 1946,  207 persona

Mbetur sot në kamp, 137 persona

 

Prefektura Gjirokastër

Të internuar deri në mars 1946, 299 persona

Liruar deri në mars 1946,  179 persona

Mbetur sot në kamp, 120 persona

 

Prefektura Vlorë

Të internuar deri në mars 1946, 128 persona

Liruar deri në mars 1946,  65 persona

Mbetur sot në kamp, 63 persona

 

Prefektura Berat

Të internuar deri në mars 1946, 129 persona

Liruar deri në mars 1946,  80 persona

Mbetur sot në kamp, 49 persona

 

Gjithsej:

Të internuar: 900

Të liruar: 531

Mbetur në kamp: 369

Gjithsej janë internuar 2175. Janë liruar 1190 veta dhe mbeten të internuar në të dy kampet 985 veta. Ndërmjet tyre ka një numër të madh grash e fëmijësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR PUNIME/ Njoftimi i ARRSH-së: Ja aksi ku devijohet qarkullimi
Previous article MASAKRA E SELENICËS/ Çfarë kërkoi prokuroria për Ritvan Zykajn vrasësin e 8 kushërinjve

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in: Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës... Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in: Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës...

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT