Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ne kujtim te 100 vjetorit te vdekjes se Ismail Qemalit, ka publikuar sot raport ekspertizen e bere ne Perugia lidhur me shkakun e vdekjes se atit te shtetit shqiptar. Vdekje qe zyrtarisht eshte deklaruar se ka ardhur pas nje hemorragjie cerebrale.
“Më 23 janar 1919, u godit nga një hemorragji cerebrale (të paktën, zyrtarisht) dhe më 24 janar njoftohet vdekja e tij në vitin e shtatëdhjetë e pestë të jetës”- shkruan Drejtoria e Arkivave ne faqen e vet ne FB.
Nderkohe qe më 24 janar, por të vitit 1916, ndërroi jetë më moshën pesëdhjetë e dy vjeçare edhe një tjetër shqiptar i shquar, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i Qemalit, Isa Boletini.
Janari i prapë për shqiptarët
23 dhe 24 janar, data të zakonshme, ngjarje të pazakonshme. Në vite të ndryshme këto data, për koincidencë të çuditshme, kanë shenjuar kombin shqiptar. Më 23 janar 1914 Ismail Qemali, kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, pasi dha dorëheqjen, i ndodhur në kushte të vështira politike, mori anijen dhe u largua drejt Italisë.
Po në këtë datë, më 23 janar 1919, u godit nga një hemorragji cerebrale (të paktën, zyrtarisht) dhe më 24 janar njoftohet vdekja e tij në vitin e shtatëdhjetë e pestë të jetës.
Më 24 janar, por të vitit 1916, ndërroi jetë më moshën pesëdhjetë e dy vjeçare edhe një tjetër shqiptar i shquar, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i Qemalit, Isa Boletini. Po të shtojmë këtu edhe vdekjen e Gjergj Kastriotit më 1468, janari është vërtetë i prapë për shqiptarët.