• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTE TË RREME DHE ARTISTË MAKE-UP PËR…/ Policia Italiane arreston 8 persona mes tyre edhe 4 shqiptarë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

DOKUMENTE TË RREME DHE ARTISTË MAKE-UP PËR…/ Policia Italiane arreston 8 persona mes tyre edhe 4 shqiptarë (VIDEO)

6 March, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Me dokumenta të rreme dhe të trukuara, të rinjtë shqiptarë duan të bëhen shtetas italianë.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Xhenovës, në Itali kanë zbuluar një agjenci ilegale udhëtimesh, e aftë të shndërronte të rinjtë shqiptarë në shtetas italianë përmes dokumentave të rreme dhe të falsifikuara duke përdorur deri edhe parkierë dhe lente kontakti për ti bërë personat që do trafikoheshin të ngjasonin sa më shumë me mbajtësit e kartave të identitetit që do të ricikloheshin

Hetimi filloi nga një vjedhje në një sallë lojrash elektronike më 30 korrik të vitit 2018 në Xhenova, pas së cilës nisën hetimet dhe përgjimet mbi disa shqiptarë dhe italianë, hetime që çuan t në zbulimin e një agjencie udhëtimesh e paligjshme, që përkundrejt një pagese prej 12 mijë euro për person, realizonte dokumenta false italiane përmes të cilave kryesisht të rinjtë shqiptarë do shndërroheshin në shtetas italianë.

Për të bërë të mundur aktivitetin e tyre dhe dokumentat ata kanë përdorur edhe dy parukierë të cilët gjithashtu janë arrestuar, një shqiptarë dhe një italianë, që merrnin një pagë prej 4 mijë euro për modifikimin e portretit të personave që do të trafikoheshin

Policia ka arrestuar tetë persona, katër shqiptarë dhe katër italianë, me akuzën e organizatës kriminale që kishte si qëllim trafikimin e imigrantëve të paligjshëm. Policia ka skeduar gjithashtu edhe 12 persona të tjerë të dyshuar se kanë lidhje me organizatën kriminale

Vlerësohet se banda në dy vitet e hetimeve të kryera ka arritur të shoqërojë 29 emigrantë të paligjshëm në destinacionin e tyre përmes dokumentave të falsifikuara dhe vlera e trafikut llogaritet në mbi 350 mijë euro.

Kur nisën hetimet për vjedhjen në sallën e lojrave elektronike, karabinierët veçse gjetën te njëri prej personave të përfshirë një thikë prej 20 cm, vunë re disa anomali dhe dyshuan se për realizimin e vjedhjes, autorët duhet të kishin bashkëpunuar me një person që punonte në kazino, pasi atë ditë shuma e inkasuar ishte e konsiderueshme, 12 mijë euro

Hetimet gjithashtu, falë pamjeve të kamerave dhe përgjimeve, zbuluan se një nga punonjësit e lojrave të fatit, ishte dakordësuar me hajdutët, që për ta bërë më të besuesheme vjedhjen me dhunë, përpara se të largoheshin  bënë gjoja se goditën të infiltruarin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HELMIMI MASIV NË FIER/ Flet nxënësi i akuzuar: Mbaja sprajt në xhep, por kur ndodhi ngjarja isha jashtë shkollës. Shoku im shkrepi me çakmak një... (VIDEO)
Previous article NBA/ Rikthim me humbje për Curry, Leonard fiton duelin me Westbrook

k.autor

Postime të ngjashme

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT