• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOKUMENTA FALSE, DROGË DHE ARMË”/ I kërkuar nga policia, kapet 37 vjeçari dhe shoqërohen 11 të tjerë (EMRI)
Home
Breaking News

“DOKUMENTA FALSE, DROGË DHE ARMË”/ I kërkuar nga policia, kapet 37 vjeçari dhe shoqërohen 11 të tjerë (EMRI)

11 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Fier policia ka sekuestruar drogë, armë dhe municione luftarake.

Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Vjedhje”.

Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri një 37-vjeçar, banues në Zhupan, i cili falsifikonte letërnjoftimet, pasaporta dhe vizave.

Sapo ka parë policinë duke hyrë  në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.

Një nga armët e sekuestruara

Njoftimi i policisë:

Fier

Forca e Ligjit në veprim godet sërish në Fier.

Sekuestrohen drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.

Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, si edhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.

Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Vjedhje”.

Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri shtetasi Al.H 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Sapo ka parë policinë të hyj në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:

•15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg

•3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi.

•Sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj.

•Sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjuterë lap-top dhe 1 kasafortë metalike.

•34 fishekë pistolete dhe automatiku.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke u garantuar ruajtjen e anonimatit si dhe një reagim në kohë të Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MBANI MEND "ZHADEN"? Aktorja rikthen vëmendjen e publikut duke pozuar nudo (FOTO)
Previous article "SAMITI I FRANKOFONISË"/ Rama takohet me presidentin Macron dhe Thaçin (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ 5 persona në urgjencën e Traumës, 2 prej tyre janë policë! Tre të tjerë dalin nga QSUT Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ 5 persona në urgjencën e Traumës, 2 prej tyre janë policë! Tre të tjerë dalin nga QSUT

PËRSHKALLËZOHET SITUATA/ Prtotestuesit sulmojnë me gurë edhe Kryeministrinë! Shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin godinën, përdorin dhe molotov Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET SITUATA/ Prtotestuesit sulmojnë me gurë edhe Kryeministrinë! Shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin godinën, përdorin dhe molotov

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT