• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENT I 1951/ Zbulohet urdhri i Mehmet Shehut: Amnisti për 480 të dënuar politik e 1280 ordinerë
Home
Dossier

DOKUMENT I 1951/ Zbulohet urdhri i Mehmet Shehut: Amnisti për 480 të dënuar politik e 1280 ordinerë

29 January, 2019 F.autor Dossier

“Propozojmë t’u ulim dënimin duke marrë parasysh forcimin e pushtetit popullor dhe të pozitave të Demokracisë Popullore në vendin t’onë nga një anë, dhe nga ana tjetër  se rrezikshmëria shoqërore për një pjesë të të dënuarve nga Gjykatat Popullore ëhstë pakësuar ose çdukur fare…”.

20180118_120007-1068x801

Në fund të nëntorit 1951, me rastin e festës së Çlirimit, regjimi komunist kishte planifikuar të bënte një amnisti në radhët e të burgosurve politikë dhe ordinerë.

Listat ishin hartuar nga Ministria e Brendshme dhe Mehmet Shehu ia delegonte, nga zyrat e kryeministrisë, presidiumit të Kuvendit Popullor. Listat e hartuara me emrat e të burgosurve që do të amnistoheshin, janë një burim i vyer të dhënash historike për këtë periudhë. Mehmet Shehu citon në shkresën e tij shoqëruese, se kjo amnisti po bëhej  “duke marrë parasysh forcimin e pushtetit popullor dhe të pozitave të Demokracisë Popullore në vendin t’onë nga një anë, dhe nga ana tjetër  se rrezikshmëria shoqërore për një pjesë të të dënuarve nga Gjykatat Popullore është pakësuar ose çdukur fare…”.

Duke treguar me këtë që regjimi i kishte forcuar pozitat në shkallën që nuk u trembej më “armiqve të brendshëm”, kjo shkresë e Mehmet Shehut, sikurse edhe listat e të burgosurve që propozoheshin për amnisti, dëshmon një varg të vërtetash domethënëse: Regjimi komunist ishte shumë më tolerant dhe i mëshirshëm me krimin ordiner, krahasuar me qëndrimin që kishte ndaj “krimit politik”. Armiqtë politikë ishin gjithnjë nën vëzhgimin më të rreptë.

hoxha shehu

Nëse i referohemi listave të hartuara nga Ministria e Brendshme, në listën e “armiqve të popullit” janë listuar 480 të dënuar, të cilëve do t’u shqyrtohej ulja e dënimit, ndërsa në listën e të dënuarve ordiner, listohen 1280 të dënuar, pra 800 të dënuar ordiner më shumë se sa politikë.

Kjo vërteton se regjimi edhe në këtë rast, u kishte  dhënë prioritet dhe ishte treguar shumë më i mëshirshëm me të dënuarit ordinerë. Po ashtu, kjo mëshirë vihet re edhe nëse analizojmë zbritjen e dënimeve, ku tek ordinerët, nga 20 vjet, e ulnin dënimin deri në 1 vit, apo nga dënim i përjetshëm, në 2 apo 5 vjet.  E kundërta vihet re në listën e propozuar për të dënuarit politik, ku uljet janë gati të papërfillshme krahasuar me të dënuarit ordinerë.

Veç të tjerave, këto lista, sidomos ato të hartuara për të dënuarit si “armiq të popullit”, na ofrojnë sot një varg  faktesh të vyera historike, pasi listat e tyre pajisen me të dhëna të hollësishme mbi datëlindjen, vendbanimin, datën e arrestimit apo edhe akuzat e hartuara nga regjimi.

Kujto.al do të shtojë në databazën e saj të gjithë të dhënat e reja referuar këtyre dokumenteve zyrtare për të 480 të dënuarit politik që ishin shqyrtuar, në nëntor të vitit 1951. Më poshtë, sjellim të plotë shkresën shoqëruese të Mehmet Shehut, lidhur me të dënuarit e kësaj liste.

Republika Popullore e Shqipërisë

Kryeministria

Tiranë 24.11.1951

Nr.prot.7/445

Presidiumit Kuvendit Popullor

Tiranë

Duke marrë parasysh forcimin e pushtetit popullor dhe të pozitave të Demokracisë Popullore në vendin t’onë nga një anë, dhe nga ana tjetër  se rrezikshmëria shoqërore për një pjesë të të dënuarve nga Gjykatat Popullore është pakësuar ose çdukur fare, prandaj në bazë të nenit 3 të dekretit Nr.1317, datë 19/Vi/1951 mbi faljen e dënimeve, i propozohet atij Presidiumi që në konformitet me nenin 58 pika 7 të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë, që me rastin e festës së përvjetorit  të çlirimit t’u falet ose t’u pakësohet dënimi të burgosurve ordiner dhe armiqve të popullit sipas listës anekse.

Njëkohësisht të dënuarve të falur t’u kthehen edhe të drejtat civile.

P.Kryeministri:

N/Kryeministri

Mehmet Shehu

Firma

Kujto.al Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI DHE NGA AJRI/ Lokalizohet grabitësi i bankës në Tepelenë
Previous article RIVER PO HUMBET DURIMIN/ "Los Blancos" i pavendosur, Interi mund të përfitojë një supertalent

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT