Frikë nga vettingu ha koka të tjera gjyqtarësh e prokurorësh. Siç bën me dije Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjyqtari i gjykatës në Vlorë, Ilir Çeliku është tërhequr nga sistemi i drejtësisë dhe ndaj tij është pushuar procesi i rivlersimit.
Kujtojmë se Çeliku prej vitesh ka punuar si gjykatës në Tiranë.
Nëse gjyqtarët apo prokurorët largohen nga detyra, automatikisht atyre iu ndërpritet procesi i Vettingut.
Kujtojmë që sot para KPK ishte gjyqtari i Apelit të Durrësit dhe njëkohësisht dhe kandidati për KLGJ, Besim Trezhnjeva. Ai nuk mundi të justifikojë pasurinë që zotëron, ndënëse tha se gjithçka e kishte të ligjshme.j.j