• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKTOR PERLAT KAPISYZI/ Përditë shoh qartë e më qartë dhe vuaj thellë e më thellë kur shoh rritjet e të prekurve
Home
Sociale

DOKTOR PERLAT KAPISYZI/ Përditë shoh qartë e më qartë dhe vuaj thellë e më thellë kur shoh rritjet e të prekurve

3 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në keto dite te nxehta kur zakonisht urgjencat ne Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”(SUSN) vinin duke u pakesuar, vizitat ne urgjence jane rritur fale “ vales” se pacienteve me covid.

Kolege, mjek infermjere dhe sanitare , perballen me kete infeksion vrasetar me “ armet”me efikase : sigurine, qetesine, dhembshurine dhe durimin. Dhe ndersa shoh dhe ndjej jo pa dhimbje gjithe kete sakrifice , me pasoja humbje kolegu dhe pacientesh,në menyre te natyrshme me vijne ndermend vargjet e Migjenit : perdite shoh qarte e me qarte dhe vuaj thelle e me thelle…

Shoh qarte e ma qarte se me sa vetmohim profesionalizem,guxim siguri dhe qetesi personeli shendetesor I spitalit Shefqet Ndroqi po perballet me kete vale cunami te avasht covidi .. Cdo minute cdo ore cdo dite..Dhe vuaj thelle e me thelle kur shoh sa eshte rritur numri I rasteve me covid qe diagnostikohen perdite në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi.

Shtimi I numrit te rasteve me moshe te re tregon qe nuk Po zbatohet protokolli I hapjes duke beret e qarte qe veshja e maskave eshte me e rendesishme se sa shtimi I numrit te tamponeve per PCR.

Jemi në situaten ke pergjegjesia personale eshte faktor kyc ne keputjen e zinxhirit te infeksionit .

Jemi ne situaten ku “ teoria e ngjarjeve” e Ronald Ross po verteton qe volumet e zhvendosjeve te komunitetit ka nje rol percaktues ne nje pandemi. Aktualisht jemi ne stadin ku shperndaresi me I madh I infeksionit jane grumbullimet e komunitetit evitimi i te cilave do te pakesonte rritmet e rritjes se infeksionit.

Sjellja e shpenguar e komunitetit sikur te ishin ne situate normale ka shtuar rezikun me te cilin perballet personeli shendetesor

Vazhdon  te rritet numri I imazheve skanerike te rasteve me covid dhe me forma te renda e megjithate njerzit sillen sikur askush nuk rezikohet nga personeli shendetesor, sikur askush nuk po ndahet para kohe nga te dashurit e tyre…

Ka jo pak  nga   ata te cilet me qasjen e tyre ndaj masave kunder kovidit po luajne  ruleten Ruse…

Shume bashkeqytetare te mi  me sjelljen e tyre te pakujdesshme, pa maska, pa distancim fizik, rezikojne veten por edhe jeten e gjithe komunitetit.

Secili nga ne në kete situate pandemie eshte pergjegjes jo vetem per veten por edhe per komunitetin.

Nje pjese e komunitetit nuk ka kuptuar qe deri tani “ilaci “ I vetem kunder kovidit ne kete situate eshte vendosja e maskave per me teper kur shpresa për nje vaksine po venitet

Nga perqasja e pa pergjegjshme e nje pjese te komunitetit vendi po vete izolohet.Bashkimi Europian por edhe fqinjet kane ndaluar udhetimet drejt vendit tone.

Dhimbjes se largimit parakohe te pacienteve I shtohet edhe deshperimi I izolimit kur nderkohe gjithe secili nga ne ka në dore te pakesojme keto  humbje parakohe dhe largojme deshperimin e vete izolimit.

Nje pjese e komunitetit nuk ka kuptuar qe prej tyre kerkohet vetem nje”sakrifice”: veshja e maskave.

Shume prej komunitetit në mungese te kesaj “sakrifice” behen shkaktare direkt te  humbjeve te shtuara, deshperimit te vete izolimit dhe pasojave ekonomike.

Perdite shohe qarte e me qarte dhe vuaj thelle e me thelle qe nje pjese e komunitetit me mos besimin e djeshem ndaj distancimit social ekstensiv dhe pasojave te renda te mos zbatimit te tij vazhdon te jete pjese e kesaj situate te renduar.

Per gjate distancimit ekstensive te muajve mars dhe maj Shqiperia renditej në vendet e para në rezultatet e luftes ndaj Covid. Mbyllja e shkollave , kufizimi dhe mbyllja e transportit te brendshem dhe atij nderkombetar,anullimi I gjithe aktiviteteve publike apo private,informimi publik I hershem për masat ndaj pandemise te Covidit, kufizimi dhe mbyllja e plot e levizjes se komunitetit rritja e numrit te testimeve, gjurmimit te personave te kontaktit,reagimi ne kohe dhe me cilesi I sherbimit shendetesor ishin masat qe kufizuan në maksimum shkallen e infeksiozitetit dhe numrin e vdekjeve nga SARS CoV 2 në Shqiperi.

Periudha e hapjes “ demtoi “ efektet e distancimit fizik dhe në kete moment perdorimi I maskave do te ishte menyra me efikase per te perballuar kete vale tcunami te avasht me pasoja te renda per kedo,

Periudha qe kerkohet te perballojme nuk eshte e distances se sprintit por asaj te maratones dhe si è tille kerkon zbatim te perpikte te strategjise, rezistences,durimit ritmit ne rritje dhe shpreses në fitore.

Do te doja vertete me gjithe zemer te shikoja qarte e me qarte qe gjithsecili prej nesh te bente kete “ sakrifice”e te gezoja shume e me shume per jete te shpetuara, numer rastesh te pakesuara cka do tna e benin momentin , diten,javen me te lehte, me te bukur do te na rikthenin buzeqeshjen dhe  tna mbushnin plot optimizem per te nesermen.

*Pneumolog

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS "RIKTHEN" POGBAN/ Tifozët "bardhezi" të lumtur dhe në delir, por…
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Presidenti i UEFA-s: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen me tifozë

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT