• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DOJA TË BËHESHA KASAP”/ Rrëfimi i rrallë i Papa Françeskut: Nuk jam shenjtor, kam kërcyer tango
Home
Jetë

“DOJA TË BËHESHA KASAP”/ Rrëfimi i rrallë i Papa Françeskut: Nuk jam shenjtor, kam kërcyer tango

7 February, 2022 s.autor Jetë

Papa Francesku ka dhënë një intervistë të rrallë televizive të dielën. Kreu i Selisë së Shenjtë zhvilloi një vizitë të papritur në një dyqan disqesh muajin e kaluar, por siç rrëfeu jo për të bërë blerje, por për t’i dhënë bekimin sipërmarrjes së miqve të tij. Megjithatë ai tha se e donte muzikën, kryesisht ata klasike dhe tangon.

“Pikë së pari nuk shkova për të bërë blerje. Ata njerëz janë miqtë e mi prej vitesh dhe riorganizuan dyqanin. Shkova për t’i dhënë bekimin. Ishte natë, por një gazetar gjendej aty dhe prandaj lajmi u bë publik. Por është e vërtetë që unë dëgjoj muzike. Më pëlqen muzika klasike, por edhe tango”, u shpreh Papa.

I pyetur nëse kishte kërcyer tango gjatë rinisë së tij në Argjentinë, 85-vjecari tha se “kush nuk kërcen tangon nuk është një porteno”, termi që i referohet banorëve te Buenos Airesit në spanjisht.

Intervista u zhvillua me lidhje satelitore nga studio e RAI në Milano me rezidencën modeste të Santa Marias ku jeton Papa në Vatikan. Ai ka refuzuar të qëndrojë në apartamentet e izoluara, por me shumë hapësirë në pallatin apostolik të Vatikanit, si paraardhësit e tij. Kjo, pasi siç thotë, nuk është shenjtor.

“Një prej arsyeve përse nuk shkova të jetoj në apartamentin papnor, ishte pasi nuk jam shenjtor, si ata që kanë qenë atje përpara meje. Unë dua të kem marrëdhënie njerëzore e prandaj jetoj në këtë hotel në Santa Maria, ku mund të takoj e të flas çdo ditë me njerëz apo miq. Kjo është një jetë më e lehtë për mua. Kam nevojë për miq; ata janë të paktë, por të vërtetë”, shtoi Ati i Shenjtë.

Intervistën e tij, ai e përfundon me një kujtim nga fëmijëria. “Kur isha fëmijë doja të bëhesha kasap, pasi kur dilja në pazar me nënën dhe gjyshen, shihja që të gjithë paguanin kasapin. Dhe kur më pyesnin se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, unë përgjigjesha: ‘Kasap, sepse ka shumë para”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)
Previous article TAKIM ME REKTORËT NË ROMË/ Rama: Do të rrisim numrin e mjekëve dhe të infermierëve! Sfidë e përbashkët...

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT