• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOGANA GODET SKENËN E MASHTRIMIT/ Si biznesi importonte mallra kontrabandë “si ndihmë humanitare”
Home
Breaking News

DOGANA GODET SKENËN E MASHTRIMIT/ Si biznesi importonte mallra kontrabandë “si ndihmë humanitare”

24 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka zbuluar një skemë mashtrimi në importin e mallrave të natyrës tregtare, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare. Policia bën me dije se shtetasi me inicialet H.D ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej  864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial,  të cilat kapin vlerën prej 356 370 EUR. Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.

Njoftim

Dogana godet skemën e mashtrimit, importonte mallra “si ndihmë humanitare”Administrata Doganore në zbatim të luftës kundër aktiviteteve të paligjshme,  kontrabandës, mospagesës së taksave dhe tatimeve, fshehjes së të ardhurave, etj,  ka konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e mallrave të natyrës tregtare, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare.

Nga skema e ngritur përfaqësuesi ligjor i subjektit me H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej  864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial,  të cilat kapin vlerën prej 356 370 EUR.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 207,041.034 leke.

Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj Durrës, për kryerjen e veprave penale  “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetem”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale” të parashikuara nga nenet 174/2, 175, 177, 186/2, 180  dhe 287 të Kodit Penal.

Nga ana e Drejtorisë së Hetimit Doganor, po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore për nxjerrjen e rasteve të ngjashme.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar  në mbështetje të  ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që  i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA NDAJ CHELSEA-T/ Szczęsny: Kampionët treguan diferencën mes nesh dhe asaj që duhet në Champions
Previous article ME VIDEO/ Deputeti citon vargjet e Himnit të Flamurit të Shqipërisë në mes të Kuvendit të Serbisë

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT