• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Do vriste prindërit e ish gruas/ Kërkohet ekstradmi nga SHBA i 36 vjeçarit nga Patosi (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

Do vriste prindërit e ish gruas/ Kërkohet ekstradmi nga SHBA i 36 vjeçarit nga Patosi (EMRI)

19 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Qëlloi për të vrarë prindërit e ish-gruas para një viti në Ballsh pasi i kishte kërcënuar me parë me jetë, kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36-vjeçarit nga Patosi pasi tentoi të vriste prindërit e ish-bashkëshortes pasi i kishte kërcënuar që të ndikonin tek e bija në SHBA që kjo e fundit të tërhiqte padinë për ushtrim të dhunës, organi i akuzës kërkon ekstradimin e tij për t’u gjykuar në Shqipëri për krimin e kryer.

Prokuroria e Fierit ka kërkuar ekstradimin nga SHBA drejt Shqipërisë të të pandehurit Lulëzim Sinaj 36 vjeç nga Patosi, i akuzuar për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi ky i fundit arriti të largohej në vendin përtej Atlantikut, pas krimit që kreu në qytetin e Ballshit mbrëmjen e 12 marsit të vitit të kaluar. Nga hetimet një vjeçare të Prokurorisë për Krime të Rënda e më pas Prokurorisë së Fierit, është arritur të konkludohet se Lulëzim Sinaj qëlloi për të vrarë prindërit e ish-bashkëshortes, Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj, duke i qëlluar disa herë me pistoletë, shkruan faxweb.

Ngjarja Mësohet se më datë 12 mars 2017, rreth orës 20:00, në lagjn “28 nëntori” të qytetit të Ballshit, Lulëzim Sinaj, akuzohet se ka trokitur në derën e ish-vjehrrit të tij. nga deklarimet e të dëmtuarve është mësuar se kur Edmond Xhaferraj kishte hapur derën, ishte përballur me një person veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar, i cili mbante në dorë një armë të mbuluar me qeskë, të cilës i shihej vetëm tyta. Ai i kishte thënë të dëmtuarit të të futej brenda dhe të ulej. Sipas deklaruesve, personi që mbante pistoletën në dorë kishte sytë dhe zërin e Lulëzim Sinajt, ish-bashkëshortit të vajzës së tyre. Të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se personi i armatosur që kishte hyrë në banesën e tyre kishte hequr për një moment kapuçin e më pas e kishte rivënë duke u thënë se do t’i vriste të gjithë. Më pas, Ludmidha i është afruar agresorit dhe ka tentuar ta nxjerë nga banesa.

Ndërkaq, Lulëzim Sinaj kishte bërë disa hapa prapa dhe kur ndodheshin në shkallët e pallatit, Edmond Xhaferaj i ka thënë Lulëzimit se çfarë kishte ndërmend të bënte, ta realizonte mbi të. Në këtë moment ai ka kërhequr këmbëzën por nuk i ka shkrepur. Më pas ai ka shtënë dy herë të tjera ndaj Ludmidhës dhe tre herë ndaj Edmondit duke i plagosur të dy rëndë. Pas kësaj, autori ka ikur me shpejtësi duke humbur çdo gjurmë. Një banor i qytetit të Ballshit ka dorëzuar në polici pistoletën me silenciator, një dorezë plastike, dy çorape të zeza, dy papuçe ngjyrë blu, një leckë e disa qese që janë gjetur nga një fëmijë në një degë peme poshtë pallatit.

Konflikti Pasi shëndeti i të plagosurve është përmirësuar ata kanë deklaruar se pesë vite më parë, Lulëzim Sinaj ishte martuar në Boston të SHBA-së me vajzën e tyre, Negisa Xheferajn. Por, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, ata janë ndarë para dy vitesh. Vajza e të dëmtuarve e kishte denoncuar Lulëzimin për keqtrajtim dhe ndaj tij kishte nisur një proces në SHBA. Ndërkohë, sipas deklaruesve, i akuzuari Lulëzim Sinaj ishte lidhur me një vajzë nga Memaliaj. Kjo e fundit e kishte takuar Edmond Xhaferajn në qytetin e Ballshit në Janar të vitit 2017 dhe i ka thënë që të ndikonte tek e bija e tij për tërhequr padinë ndaj Lulëzimit, pasi ishte lidhur me këtë fundit dhe si pasojë e denoncimit të kryer në SHBA, dëmtoheshin të dy. Mësohet se Edmond Xhaferaj ka deklaruar se pas këtij takimi, e ka telefonuar nga Amerika edhe Lulëzimi, i cili i ka kërkuar që t’i thoshte të bijës që deri më datë 6 Mars 2017 të tërhqite padinë, në të kundërt e ka kërcënuar me jetë. Nga hetimet ka rezultuar se Lulëzim Sinaj kishte mbërritur në Shqipëri më datë 7 Mars, ka kryer krimin e tij pesë ditë më vonë dhe është rikthyer sërish drejt Amerikës, ku më pas është arrestuar dhe po vuan dënimin për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Për udhëtimin e Lulëzimit drejt Shqipërisë ka qenë në dijeni edhe ish-bashkëshortja, Negisa, e cila i ka porositur prindërit që të mos e prisnin në shtëpi. Por, pavarësisht kësaj, Lulëzimi ka realizuar planin e tij të hakmarrjes, që fatmirësisht nuk mori dot jetën e dy prindërve të ish-bashkëshortes së tij. Pritet që pas ekstradimit në Shqipëri, ai të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë që parashikon dënimin e jo më pak se 20 viteve heqje lirie ose burgim të përjetshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si asnjëherë më parë, blogerja e njohur tregon pasojat e mëmësisë në look (FOTO)
Previous article "Të nxirret jashtë Saimir Tahiri"/ Ish-ministri i brendshëm i qesh Berishës teksa e filmonte (VIDEO+FOTOT)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

TRAGJIKE/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg Aktualitet

TRAGJIKE/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë Aktualitet

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT