• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO VRISTE NUREDIN DUMANIN/ Ekstradohet nga Kosova “ekzekutori” i Çopjave, Arben Lamçe
Home
Aktualitet
Kronikë

DO VRISTE NUREDIN DUMANIN/ Ekstradohet nga Kosova “ekzekutori” i Çopjave, Arben Lamçe

23 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është ekstraduar nga Kosova drejt vendit tonë Arben Lamçe, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me operacionin “Plumbi i Artë 2”.

Lamçe u arrestua rreth dy javë më parë në një operacion në lagjen “Emshir” të Prishtinës, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Çopjave, madje konsiderohet si “ekzekutori” i këtij grupimi në mjaft ngjarje kriminale.

Arben Lamçe është një figurë kyçe e kërkuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri pasi dyshohet se ka marrë pjesë në disa vrasje vitet e fundit në Shqipëri.

Për të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminale dhe organizata kriminale” parashikuar nga nenet 80, 28/1, 287, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Në periudhën Tetor-Nëntor 2020, Arben Lam֛çja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gegely alias Franc Copja, ku është takuar me personin që do të kryente vrasjen.

Personi që do të kryente vrasjen i ka kërkuar Arben Lam֛çja me shume të dhëna në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani si makina që lëviz, numrin e telefonit apo vendndodhjen e tij. Për vrasjen e Nuredin Dumanit rezulton të jene ofruar 250.000 Euro për kapjen e tij dhe 500.000 Euro për ekzekutimin/vrasjen.

Gjithashtu Arben Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Gergely se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen se bashku me njerëzit e tij. Gjithashtu Arben Lam֛çja është person i besuar i Franc Gegely duke menaxhuar vlerat monetare CASH, të cilat me pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme për llogari të Franc Gegely. Këto pasuri të paluajtshme janë regjistruar në emër të  familjareve të Franc Gegely i cili është pronari de facto i tyre.

Nëpërmjet një zyre këmbimi valutor, me porosi të Franc Gegely, shtetasi Arben Lam֛çja ka transferuar shuma të konsiderueshme monetare që kanë shërbyer për blerje pasurish të paluajtshme, realizim pagesash për blerje të lëndëve narkotike për llogari të organizatës kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E GRUPIT KRIMINAL QË TRAFIKONTE ARMË/ Përfundon arratia për 25-vjeçarin nga Tropoja, arrestohet në Kolumbi
Previous article PLAGOSI LORENC KOSTËN/ Gjykata vendos “Arrest me burg” për Erjon Goxharën

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT