Një i ri që kërkohet nga policia e Uellsit të Veriut është bërë i famshëm në rrjet për komentet e tij epike në postimin e Facebook të forcës, ku njoftohej shpallja e tij në kërkim.
“Kërkohet. E keni parë Kieran? Kieran, 29 vjeç, me origjinë nga Anglesey, aktualisht është shpallur në kërkim. Ai dihet se ka lidhje në zonat e Caernarfon, Bangor dhe Holyhead. Nëse keni ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, kontaktoni policinë përmes faqes sonë të internetit ose duke telefonuar 101”, shkruan policia e Uellsit Verior në Facebook.
Edhe pse në arrati, Kieran duket se ka qenë i vëmendshëm ndaj postimeve të autoriteteve, e madje pasi ka vënë re apelin e tyre, ka komentuar duke shkruar: “E dashur policia e Uellsit të Veriut. Do të dorëzohem të hënën. E di që më prisni sot, por më duhet t’i rregulloj disa punë të miat”.
“Do vij të hënën se kam punë”/ I arratisuri i komenton në FB, pasi policia e shpalli në kërkim