Deputeti demokrat Myslim Murrizi t i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa protokoll’ u shpreh se kanë mbledhur firmat dhe do të vendosin në provë Presidentin për të zhvilluar një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Për Murrizin, tryeza politike që u zhvillua mes PD dhe PS-së nuk është gjë tjetër vetëm se një ‘çorbë e prishur’. Sistemi ideal sipas tij do të ishte ai me listat e hapura.
“Listat e hapura janë i vetmi rast për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Kjo që po bëjnë këta është një çorbë e prishur. Do ta vendosim në provë edhe Presidentin sa seriozisht e ka për referendumin. Kemi gati dosjen me firmat do ia çojmë. Shqiptarët ta vendosin me referendum sistemin zgjedhor. Nëse Basha kërkon ndryshim të sistemit, unë do i kërkoj falje në foltoren e Kuvendit dhe te kali i Skënderbeut.
Nëse do e artikulojë ndryshimin e sistemit do i kërkoj falje. Kam propozuar listat e hapura kombëtare, vetëm kam qejf mazhoritarin për përplasje kokë më kokë”, tha ai
Murrizi deklaroi se draftin që do të bien dakord palët në tryezën e reformës nuk do ta votojë as nëse do të marrin urdhër nga ambasada e SHBA-së. “Jo! Mua nuk ka ambasadë që më bën presion as me vizë dhe as me viç”.


