• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO VAZHDOJMË TË KEMI BASHKËPUNIM ME NATO-N”/ Vuçiç: Shtensionimi i tensioneve është detyrë kyç
Home
Rajon

“DO VAZHDOJMË TË KEMI BASHKËPUNIM ME NATO-N”/ Vuçiç: Shtensionimi i tensioneve është detyrë kyç

28 October, 2022 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë.

Më 28 tetor, Vuçiç u takua në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer. Siç njoftoi presidenti serb përmes llogarisë së tij në Instagram, shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë “bashkëpunim korrekt” me NATO-n.

Takimi midis Vuçiçit dhe admiralit Bauer vjen katër ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës.

Serbët në veri të Kosovës kryesisht përdorin targa KM (Mitrovica e Kosovës), që Kosova i konsideron ilegale. Prishtina ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, të gjithë qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, mund t’i konvertojnë në targa RKS – Republika e Kosovës.

Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç) janë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia, dhe sipas shifrave të fundit, vetëm 20 prej tyre janë riregjistruar në RKS.

Kryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – më 27 tetor paralajmëroi se do të vendosen bllokada në veri, nëse Kosova pas 31 tetorit do të konfiskojë targat dhe makinat e serbëve.

Kosova ka thënë se pas kësaj date, makinat me targat e lëshuara nga Serbia nuk do të mund të qarkullojnë brenda territorit të shtetit, e as të kalojnë kufirin.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj, por sipas zyrtarëve në Uashington, Prishtina ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Më 25 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

Por, Kurti ka thënë se afati është shtyrë një herë, pasi vendimi për riregjistrim ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, serbët lokalë atëbotë bllokuan rrugët në veri, për të kundërshtuar këtë vendim si dhe vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje dhe ekzekutivi shtyu për një muaj zbatimin e vendimeve. Pak më vonë, çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, Kosova dhe Serbia e kanë zgjidhur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VILA, APARTAMENTE E GARAZHE/ Konfiskohen pasuri me vlerë 3 milionë euro, prona të një 31-vjeçari me precedentë kriminalë. I dënuar për…
Previous article "NËSE AMERIKA TËRHIQET, PUTIN MUND..."/ BBC: A mund të ndryshojë lufta në Ukrainë nga zgjedhjet në SHBA?

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT