Një grua shqiptare është kapur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi po tentonte të udhëtonte drejt Turqisë me 18.500 euro të padeklaruara.
Mësohet se Festime C. është ndaluar nga autoritetet në Rinas për të bërë verifikimet sipas procedurave, kur i janë gjetur eurot e padeklaruara.
Ajo është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje për të zbuluar se për çfarë qëllimi do të transportohej në mënyrë të padeklaruar kjo shumë e madh eurosh.


