• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO UA SUGJEROJMË MIQVE DHE FAMILJARËVE”/ 93 përqind e turistëve listojnë Shqipërinë si destinacion kryesor pushimesh
Home
Media të Huaja

“DO UA SUGJEROJMË MIQVE DHE FAMILJARËVE”/ 93 përqind e turistëve listojnë Shqipërinë si destinacion kryesor pushimesh

31 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

93% e të huajve që kanë vizituar vendin tonë këtë vit shprehen se do t’ia rekomandojnë atë miqve dhe të afërmve të tyre.

Të dhënat janë mbledhur nga projekti “Smile Albania”, i cili ka punësuar 1 mijë të rinj, të cilët ofrojnë asistencë për turistët e huaj në të gjitha pikat kufitare të vendit, si dhe në disa prej pikave turistike më të rëndësishme.

Në pyetësorin e plotësuar nga turistët e huaj në momentin e daljes nga Shqipëria, 87% e tyre janë shprehur se kanë ngelur shumë të kënaqur nga përvoja e kaluar në vendin tonë.

Me 6.2 milionë turistë dhe 2 miliardë euro të ardhura, viti 2018 pritet të konfirmohet si viti më i suksesshëm në historinë e turizmit shqiptar.

Në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria është vizituar prej 4.4 milionë shtetasve të huaj.

Projektimet zyrtare flasin se deri në fund të vitit, Shqipëria do të tërheqë 6.2 milionë turistë, të cilët do të kontribuojnë me 2 miliardë euro për ekonominë kombëtare.

Ndërsa në vitin 2017, Shqipëria tërhoqi 5.1 milionë turistë, të cilët sollën në vend 1.5 miliardë euro.

Një tjetër lajm i mirë i këtij sezoni është se përveç malit dhe detit, turistët po fokusohen gjithmonë e më shumë tek turizmi kulturor dhe ai i aventurës.

Frekuentimi i muzeumeve, kalave dhe siteve arkeologjike është rritur me 65% gjatë këtij viti, ndërsa turizmi i aventurës, ai i kajakëve, zhytjeve, paragliding dhe sporteve të tjera ekstreme ka njohur një rritje prej 30%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi u shpall më i miri i vitit, Modric: Nuk jam i befasuar, por më vjen keq që nuk ishte Ronaldo
Previous article SISTEMI I ROJEVE BREGDETARE/ Rezultatet e SIGURISË në plazhe: Asnjë incident me motor uji

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT