• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TRANSFORMOJMË ÇDO CEP TË TIRANËS”/ Përurohet fusha sportive e shkollës “Sabaudin Gabrani”
Home
Sociale

“DO TRANSFORMOJMË ÇDO CEP TË TIRANËS”/ Përurohet fusha sportive e shkollës “Sabaudin Gabrani”

3 December, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Njësisë 7 në kryeqytet i shtohet një tjetër fushë sportive, ajo e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Falë projektit të Bashkisë së Tiranës dhe me financim të Bankës Raiffeisen, është realizuar sistemimi dhe riparimi i fushës ekzistuese, e cila është kthyer në një fushë multisportive, ndërsa është shtuar edhe një fushë futbolli, si dhe kthimi i sheshit përreth fushave në hapësira në funksion të aktivitetit fizik, sipas standardeve dhe normativave teknike për ndërtimin e fushave sportive.

Në përurimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vuri theksin në rëndësinë e sportit dhe jetës së shëndetshme, veçanërisht në këtë situatë pandemie. “Nëse pandemia na mësoi një gjë, ajo është rëndësia e shëndetit, oksigjenimi, aftësimi fizik, lufta kundër obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse kalon kjo pandemi dhe nuk nxjerrim asnjë mësim, do të thotë që nuk kemi aftësi të korrigjohemi si shoqëri. Fakti që ne po mbjellim më shumë pemë dhe po ndërtojmë më shumë terrene sportive, do të thotë që kemi mësuar nga kjo eksperiencë dhe po bëhemi si shoqëri më të mirë seç ishim përpara një viti”, u shpreh Veliaj.

Ai ftoi qytetarët që të përqafojnë këto nisma, si dhe të krijojnë mundësi të reja për të shtuar parqet dhe këndet sportive, kudo ku ka nevojë dhe hapësira në blloqet komunitare. “Ftesa për gjithë qytetarët është: Na bëni me dije, nëse ka edhe një qoshk mes pallateve, ku fëmijët mund të rrinë në ajër të pastër dhe mund të luajnë, jemi të gatshëm ta investojmë”, tha Veliaj, duke falenderuar ata që i janë bashkuar investimeve të tilla me vlerë për Tiranën. “Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk ka ndihmën e bankave dhe filantropisë, nëse nuk e ka ndihmën e atyre që janë rezidentë, edhe pse përkohësisht, siç janë të gjithë diplomatët e huaj. Kështu që, faleminderit shumë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë në të ardhmen”, tha Veliaj.

“Raiffeisen do t’i mbështesë gjithmonë këto investime për komunitetin. Ne do të kemi disa aktivitete të reja shumë shpejt. Për ne, si Raiffeisen, të rinjtë dhe fëmijët janë shumë të rëndësishëm, sepse janë e ardhmja e Shqipërisë”, u shpreh Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank.

Ndërsa, Ambasadori Austriak në Tiranë, dr. Christian Steiner, vlerësoi gjestin e Bashkisë së Tiranës, e cila u solidarizua me sulmin terrorist në Vjenë, duke veshur të gjithë fasadën me ngjyrat e flamurit austriak. “Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falenderuar qytetarët e Tiranës, të përfaqësuar nga kryebashkiaku, për solidaritetin e treguar me Austrinë gjatë nëntorit, pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Vjenë. Kujtojmë se fasada e Bashkisë së Tiranës u vesh me ngjyrat e flamurit austriak”, u shpreh ambasadori Steiner.

Njësia 7, falë këtyre investimeve, është bërë më gjithëpërfshirëse dhe më tërheqëse për komunitetin. Në këtë njësi janë realizuar edhe projekte të tjera sportive, si terreni multisportiv në Rr. “Emil Le Grand”, financuar nga Raiffeisen Bank, si dhe dy fusha sportive në rrugën e Dafinave, duke transformuar rrënjësisht hapësira dikur të degraduara, në fusha sportive e terrene rekreative për të inkurajuar të rinjtë të bëjnë një jetë sa më aktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND HARIZAJ/ Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD
Previous article HISTORIA E RRALLË/ Njihuni me 102-vjeçaren që i mbijetoi gripit spanjoll, kancerit dhe fitoi 2 herë betejën me COVIDIN

F.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT