Kanë përfunduar në kanal duke rrezikur jetën dhe qeset e drogës që rrokulliseshin bashkë me ta. Kështu kanë përfunduar disa përsona ditën e sotme pasi kanë refuzuar një kontroll rutinë nga policia.
Personat e kishin refuzuar kontrollin policor pasi kishin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, por e kanë pësuar më keq. Të rinjtë nuk kanë pësuar dëmtime nga rrokullisja e makinës por janë arrestuar menjëherë dhe janë shqoëruar në komisariat.
Tentativa të dështuara si këto numërohen disa raste ku persona të ndryshëm në përpjekje për tiu shmangur policisë përfundojnë duke bërë veprime të pakontrolluara të cilat përfundojnë më keq.
Tre shpërndarës droge mbaheshin në survejim vitin e kaluar kur u kapën mat në Zonën e Myslym Shyrit në Tiranë teksa po shpërndanin “mall”. Por në momentin që agjentët e antidrogës të veshur civilë kanë dashur të ndërhyjnë, shpërndarësit, tentuan të shpëtojnë me çdo mënyrë, edhe pse e pësuan më keq.
Të tre personat duke tentuar për tiu ikur nga sytë policisë kanë bërë aksident dhe janë përplasur me një makinë tjetër.
Me tu përplasur me një makinë tjetër, forcat e policisë kanë qëlluar në ajër me armë për t’i neutralizuar, ndërsa arrestimi në flagrancë është bërë nga agjentët civilë të antidrogës dhe forcat Shqiponja.
Gjatë kontrollit në mjetin e tyre u gjet 1 kg heroinë dhe një sasi e vogël kanabisi.
Ndërsa një çift u arrestuan në flagrancë në aksin Elbasan-Librazhdë në tentativë për tiu arratisur policisë. Përveçëse mosbindjes dhe lëndës narkotike që kishin në makinë, drejtuesi i mjetit nuk posedonte as leje drejtimi për automjetin.Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike, te mjetit dhe 3 telefona celularë që mbanin te arrestuarit.
Një tjetër tentativë arrtisje i në Tiranë i rrezikoi jetën efektivëve të policisë. Tre persona u arrestuan dhe gjysëm kilogrami kokainë u sekuestrua.
Ngjarja u zhvillua në zonën pranë “Don Boskos” kur Bledar Peca që drejtonte mjetin tip Citroen nuk iu bind urdhërit të policisë dhe tentuan ti shmangeshin post-bllokut policor.
Në këto kushte efektivët e policisë janë detyruar të qëllojnë në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të makinës. Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me disa makina të parkuara, Peca mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Arbër Murati që ndodhej në makinë arriti ti shpëtonte arrestimit të policisë duke u larguar nëpër rrugicat dytësore.
Në makinë u gjetën rreth 400 gramë kokainë ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Arbër Muratit policia gjeti dhe rreth 50 gramë të tjerë kokainë.
Nje 32 vjeçar eshte arrestuar nga forcat Shqiponja me 22.5 kg lende narkotike ne makine.
Burime zyrtare nga policia bejne me dije se shtetasi Bardhok Qershia banues ne Shkoder tentoi t’i shpetoje policise, duke mos iu bindur urdherit te ndalimit nga postblloku i policise. Gjate levizjes me shpejtesi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dale nga rruga, por pa u demtuar.
Me 22 kg lende narkotike ngarkuar në automjetin e tij e ka pësuar edhe i riu nga Shkodra Bardhok Qershia 32-vjeç. Arristimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, forcat e policisq gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volksëagen” me targa AA338NG, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.
Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.
Gjatë tentativës për tu larguar 32-vjeçari ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë. Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.
AlpeNews.al







