• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO T´I HIDHNI NË ERË”/ Brataj thirrje qytetarëve: Mos përdorni oksigjen në shtëpi…
Home
Sociale

“DO T´I HIDHNI NË ERË”/ Brataj thirrje qytetarëve: Mos përdorni oksigjen në shtëpi…

4 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se situata me koronavirusin në vend po shkon drejt përmirësimit, pasi sipas tij, ka pasur rënie të shifrave në ditët e para të marsit.

Mes të tjerash, Brataj foli dhe për pacientët që kurohen në shtëpi dhe nuk pranojnë të shtrohen në spital, duke iu thënë se nëse gjendja e tyre përkeqësohet, duhet t’i drejtohen spitalit.

Sipas tij, nuk është e rëndësishme që pacientit t’i vihen dy apo më shumë bombola oksigjeni në shtëpi, por ka shumë rëndësi mënyra se si jepet oksigjeni.

Pjesë nga intervista:

Qëndrojmë te situata e Covid-it…

Situata për fat të mirë është e qëndrueshme, që nuk ka rritje të numrave, përkundrazi ka ulje të lehtë. Sot numri i shtrimeve në spital ka zbritur te 600. Sido që vjen situata, që nuk ka pse i fshihet politikanëve, analistëve, specialistëve, etj, një pacient që përkeqësohet në shtëpi, vjen gjithmonë drejt spitalit. Ndodh shumë që vijnë vonë në spital.

Po rasti i të resë nga Berati, që humbi jetën te “Shefqet Ndroqi”…

Ato që janë të vendosur të vazhdojnë në shtëpi, se fillimi i sëmundjes është mirë, por duke u monitoruar nga mjeku i familjes apo një mjek privat, nuk duhet të insistojnë për të ardhur në spital. Ne shkojmë shpesh tek i njëjti pacient, që nuk do të vijë në spital, por gjendja e tij përkeqësohet dhe na telefonon. Ne nuk e detyrojmë dot të shtrohet. Personi është koshient. Nëse e shikojnë që ka rënë poshtë 90 oksigjeni, duhet të kenë kujdes, duhet të shkojnë drejt spitalit, i kemi burimet. Shtretër ka, burimet janë, aparaturat janë, pse duhet të rrezikojmë jetën në shtëpi. Nuk ka sistem perfekt, por nuk duhet të përgjithësohet.

Sa kurohen në shtëpi?

Në bazë të përllogaritjeve, janë 7 mijë të sëmurë, nga të cilët te 5 mijë apo pak më shumë janë forma të lehta dhe e kalojnë për një javë. Ka dhe nga ata që janë asimptomatikë, që s’kanë pasur shenja. Nëse ne bëjmë 500 vizita në ditë, 70-100 janë refuzime, që nuk duan të vijnë në spital. Ata në shtëpi thonë se ja gjeta dy bombola oksigjeni, por nuk është se sa burime ke, por në çfarë forme ja jep. Nëse e ke në shtëpi ti jepi edhe 10 bombola oksigjeni, përkundrazi ai të hidhet në erë. Nëse dimeri është i rritur, sidomos në moshat e rritur e me sëmundje, merret, ta bëjë pacienti për një javë nën lëkurë. Por kohët e fundit për protokollet e trajtimit është, në ditët e para kur kanë shenja, përdorim antiflamatorët. Nëse nuk i mjafton paracetamoli për t’i ulur temperaturën, mund të përdorë ibuprofen, advil, etj. që të heqin dhimbjen dhe kanë efekt si aspirina. Nëse sëmundja të agravon pas një jave, e ke të përgatitur situatën për gjendjen më të rëndë. Mos të përdorin antibiotikë, se po e shkatërrojnë shëndetin.

Kur do të bëhet vlerësimi nga Komiteti i Ekspertëve?

Mbledhja bëhet cdo dy javë, monitorohen të dhënat, vlerësohen si është incidenca. Ne pamë që pati rënie të shifrave dhe lamë në fuqi masat, që ishin me mbylljen në orën 20:00, sepse dhanë rezultat. Nëse masat nuk mjafton dhe kushtet përkeqësohen drejt një kolapsi, unë e them si profesionist, që duhen shtrënguar masat. Por ne do të qëndrojmë me këto kushte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR/ Juventus karikon “armët” për Lazion dhe Porton, ja gjendja e skuadrës përpara dy sfidave...
Previous article LARGIMI I TRITAN KALOS/ Flet Skënder Brataj: Mbledhjet e Ekspertëve drejtohen nga…

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT