Kryeministri Rama do t’i dërgojë nesër Presidentit Meta sërish për dekretim kandidaturën e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Në një intervistën televizive Rama tha se dekreti do të shoqërohet me një relacion të gjatë shpjegues.
“Unë nesër do t’i dërgoj presidentit dekretimin ku përsëri do ti dërgoj dekretimin e Sandër Lleshit me një letër apo me një relacion shpjegues të mirë argumentuar dhe në traditën e krijuar nga presidenti pë rhir të vërtetës që në rastin e negociatave me Greqinë për të arritur në atë marrëvehsje e plotfuqishme, ka çuar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar procesin. Në këtë traditë do t’i çoj presidentit një shkresë shumë të detajar që të futemi në binarët e kushtetutës”, tha Rama.