• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO THYEJMË REKORDIN E VITIT TË SHKUAR”/ Veliaj: Krenar për të gjithë ata që mbjellin pemë
Home
Sociale

“DO THYEJMË REKORDIN E VITIT TË SHKUAR”/ Veliaj: Krenar për të gjithë ata që mbjellin pemë

10 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen pemët dita-ditës. Bashkia Tiranw njofton se shumë qytetarë dhe biznese i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë më shumë gjelbërim qytetit, në plotësim të misionit për Pyllin Orbital. Kësaj here, pjesë e nismës është bërë edhe institucioni i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kryebashkiaku Erion Veliaj e vlerësoi angazhimin e qytetarve që mbjellin pemë dhe që duan një Tiranë më të pastër, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së kësaj nisme nga të gjithë për të patur një qytet më të mirë për brezat e ardhshëm.

“Sot ka qenë një ditë fantastike: dhjetëra qytetarë në cepa të ndryshëm të parkut të Liqenit kanë dhuruar pemë. E mbyllëm këtë ditë mbjelljesh me Erion Kokën. Ndonjëherë ka njerëz që thonë: Unë e bëj punën time për shtetin! Njëri punon kryetar bashkie, tjetri në mirëmbajtjen e rrugëve, dikush tjetër mund të jetë polic ose ushtarak, por unë besoj se një shtetar i mirë, një zyrtar i mirë, është edhe një qytetar i mirë. Pra, përtej punës, çfarë energjie i japim këtij qyteti, mbi atë që, le të themi, është norma jonë e detyrës? Jam sot shumë mirënjohës për Erionin, për dhjetëra ushtarakë, policë, dhjetëra mjekë, infermierë, që përtej angazhimit të tyre publik marrin përsipër edhe një angazhim qytetar!”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje për çdokënd që bëhet pjesë e aksionit të bashkisë për të mbjellë pemë, ndërsa ftoi çdo qytetar që të shfrytëzojë festat apo ditë shënuara të tyre, si një angazhim personal që secili mund të japë për një qytet më të mirë. “Jemi në gjysmë të planit tonë për këtë vit, kemi edhe një muaj e gjysmë për të thyer prapë rekordin. Dua të ftoj të gjithë të mbjellim pemë për 14 marsin, Ditën e Verës, të mbjellim një pemë për fëmijët që do jetë këtu gjithë jetën. Kush mbjell një pemë, jo vetëm që nuk këput pemë, por nuk ofendon, nuk flet me zë të lartë, nuk hedh mbeturina në tokë dhe unë besoj se më shumë se mbjellje fidanësh e pemësh, është më shumë mbjellje e një kulture dhe një mentaliteti të ri në këtë hapësirën ku mbillen idetë tona, që është kultura jonë qytetare”, tha kreu i Bashkisë.

Drejtori Rajonal i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka kujtoi gjendjen e mëparshme të Parkut të Liqenit Artificial kur çdokush ankohej për papastërti e mungesë gjelbërimi. Sot, sipas tij, është mundësia që çdokush të japë kontributin e tij. “Kur kemi ardhur si studentë, si pikë referimi kemi pasur pikërisht këtë park, ishim të lodhur të dëgjonim vetëm njerëz që ankoheshin për mjedisin e ndotur, për mungesën e pemëve, për ndotjen e ajrit. Është momenti që secili të japë diçka nga vetja e vet për të rregulluar situatën, se ankesat nuk do na çojnë askund. E mbështes jashtëzakonisht shumë nismën e kryetarit të Bashkisë për zhvillimin e parkut dhe parqeve të reja që janë ngritur dhe Pyllit Orbital që po ndërtohet rreth e qark Liqenit. Ishte gjëja më e mirë e mundshme që mund të bënim”, tha Koka.

Gjithashtu, aksionit iu bashkuan përfaqësues të biznesit “L’occitane” dhe biznesmeni Ismail Mici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GODITI ME TULLË POLICIN"/ Detajet e REJA: "PËLLUMBI PD-s" dhe i "URTI" Kapllanajt i arrestuar më parë për... (DETAJET)
Previous article "NUK DO TË GUXOJNË"/ Sheshel: Nëse shqiptarët sulmojnë veriun, ushtria serbe merr...

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT