• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË ZHDUKIM FAMILJEN”/ Oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rraja
Home
Sociale

“DO TË ZHDUKIM FAMILJEN”/ Oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rraja

27 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.

Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Ndërkohë, që ky i fundit sot në një prononcim për Tv Klan mohoi që të ketë njohje me ish-oficerin Nuhu.

Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.

Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?

Emiljano Nuhu: Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për aryse sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kshin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.

Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?

Emiljano Nuhu: E njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.

Pyetje: Depueti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?

Emiljano Nuhu: Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publkon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.

Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?

Emiljano Nuhu: Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.

Pyetje: Si hyri në komisariat?

Emiljano Nuhu: Sa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.

Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?

Emiljano Nuhu: Ka kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.

Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?

Emiljano Nuhu: Punonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.

Pyetje: Balla iu ka paditur për shpifje?

Emiljano Nuhu: Është e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.

Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?

Emiljano Nuhu: Ka qenë disa herë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET SEKS BOMBA E EKRANIT/ Luana Vjollca lajmëron se kur do të nisë projektin e saj (FOTO)
Previous article Njihuni me këpucët më të shtrenjta në botë (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT