Ka përfunduar pak më parë seanca për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në procesin që u mbajt në Gjykatën e Posacme.
Mësohet se dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës të vrasjeve. Për këtë çështje prokuroria ka marrë të pandehur, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin.
Bëhet me dije se edhe seanca e sotme është shoqëruar me debate mes Luftar Recit, të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës.
Madje Reçi mësohet se gjatë debateve në seancën gjyëqësore ka kërcënuar avokatin.
Avokati Detar Hysi thotë se është ndjere i kërcënuar nga Reçi, i cili që ka deklaruar në seancë se ai është në listën e personave që do të vritej. Hysi ka thënë se pas kërcënimit do të bëjë kallëzim në Prokurori.


