• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË TË MBYSIM”/ Shpëtoi Sokol Mjacajn nga të dënuarit, polici tregon si u vetëdorëzua: I vendosi vetë prangat
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË TË MBYSIM”/ Shpëtoi Sokol Mjacajn nga të dënuarit, polici tregon si u vetëdorëzua: I vendosi vetë prangat

20 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Polici i burgut të Peqinit, Kelmend Haka ka treguar me detaje momentin kur ka shpëtuar Sokol Mjacajn nga duart e dy të burgosurve të tjerë, Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, pas ngjarjes së rëndë, dy të dënuarit po e ndiqnin Sokol Mjacjan nëpër ambientet e burgut, duke i thënë se “do të të mbysim se na vrave shokun”.
Sipas policit Haka, Sokol Mjacaj pranoi të vetëdorëzohej vetëm në momentin kur drejtori i burgut i tha se kishte mbërritur Prokurori. Madje ai thotë se ia kanë dhënë prangat Sokol Mjacajt, i cili i ka vendosur vetë.

“Sokol Mjacaj me një arme pistolete qe mbante ne dorën e tij, po vinte me vrap. Pas tij e ndiqnin dy te burgosur te tjerë, konkretisht te dënuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi te cilët dukeshin sikur e ndiqnin egërsisht për t’u përleshur me te dënuarin Sokol Mjaca, madje duke i thëne: se do te mbysim sepse na vrave shokun tone.

Kamer Hoxha, i thotë te dënuarit Sokol Mjaca, se kane ardhur te gjithë autoritet shtetërore përfshirë dhe Prokurori, kështu qe mund te dorëzohesh. Me pas i denuari Sokol Mjacaj ka rene dakord qe te vetdorezohet dhe ne i kemi dhënë nje pale pranga nëpërmjet vrimës se derës (kuadrati i hapur ne dere per kete qellim), i cili ka lidhur vetë duart e veta me prangat qe ne i dhamë duke lëne armen e tij, pistolete, ne sheshin e korridorit”, tha ai.

Deshmia e Kelmend Hakës:

Jam banues i adreses se siperpermendur ne lagjen Xhami, Peqin. Jam punonjes ne burgun e Peqinit, me pozicion polic sherbimi ne sektorin brenda burgut. Kam punuar ne kete pozicion qe nga gushti i vitit 2014 dhe vazhdoj te punoj ne kete pozicion. Puna ime eshte qe te hap dyret te burgosurve. Une merrem me hapjen dhe mbylljen e deres se qelise kur kane aktivitete te ndryshme, konkretisht takim, biseda ne skype, kur falen, apo kur dalin ne ajrosje. Une vetem i nxjerr nga qelia ne korridor. Me pas vine i marrin policet e shoqerimit te ajrimit sepse ata e hapin deren qe dalin. Polic sektori jam vetem un dhe sot jam punonjes i sektorit nr 2. Instruktazhin na e ben oficeri rojes. Jane 3 turne ajrimi nga 2 ore. Dalin 2 ore njeri sektor ,2 ore sektori tjeter. Fillon ne oren 07:50 dhe mbaron 13:50. Orari zyrtar eshte 08:00 deri 14:00. Une ne momentin e ngjarjes isha ke zgara e hyrjes se sektorit nr2.
Hapa deren qe u futen te burgosurit qe ishin ne xhami dhe po i fusja brenda neper qelite perkatese. Rreth ores 13:45 degjova zhurme qe vinte nga ajrimi.Ne kete moment njoftova pergjegjesit e kollones 1+2, i cili mu pergjigj se nuk e di cfare. Ngjarjen nuk e pashe se cfare ndodhi pasi isha ne aktivitet me personat qe po faleshin. Me vone dola deri ke dhoma e shtetasit Arben Lleshi dhe vura re qe e kishin plagosur nga jashte dritares. Me pas erdhen disa burgaxhinj qe e moren e nxorren jashte ke spitali. Aty e kuptova qe ishte plagosur nga shtetasi Sokol Mjaca. Kontrollohen nga grupi i sigurise qe rrine brenda ne regjim. Nuk e di nese eshte kontrolluar shtetasi Sokol Mjaca, pasi une isha ne katin e pare dhe i burgosuri Sokol Mjaca e ka qeline ne katin e dyte. Ne sektorin tone ka 3 dite qe ka ardhur. Nuk e di sjelljen e tij ne sektoret e tjera. Ne kontrollohemi me skaner , i heqim rrobat, xhupin kepucet rripin oren celsat dhe mjete metalike dhe i fusim ke govata per te kaluar ne skaner. Vete futemi me shapka dhe kontrollohemi me detektor. Sot e kam bere kontrollin ne oren 06:40. Nuk ka pasur raste ne dijenine time per tu futur sende te ndaluara brenda , nuk kam degjuar asnjehere. Kontrollin na e ben kontrolli i burgjeve dhe futemi ne regjim.

Une sot kam qene i planizuar me sherbim turn i pare nga ora 07:30 deri ne 15:30, ku kam marre instruktazhin ne fillim te sherbimit nga eprori im direkt Inspektor i Informacionit Arben Dulellari. Pozicioni im i punes ne I.E.V.P. Peqin (Burgu i Peqinit) perreth 2 (dy) vite e gjysem eshte si “Pergjegjes i Takimeve” ne zonen “Godina B e Takimeve”. Ne vendodhjen time te sherbimit ne brendesi te ketij burgu, kam qene ne sherbim konkretisht me koleget e mij Xhemal Sula, Brunilda Hyra, Mimoza Nuka, Burbuqe Manahasa. Sqaroj se me sherbim une nuk jam as tek “Zona e Ajrimit” (tek vendi i ngjarjes) dhe as tek “Regjimi i Brendshem” (zona e korridoreve dhe qelive te burgut). Theksoj se gjate sherbimit nuk ka pasur probleme tek zona e jone ne “Godinen B te Takimeve” dhe se nuk ka pamje vizuale nga vendi im i sherbimit as per ne “Zonen e Ajrimit” as per ne pjesen “Regjimi i Brendshem” i burgut. Rreth ores 13:50, degjojme nga larg shume zhurme, ne formen e te bertiturave te njerzve, por nuk e dinim se çpo ndodhte fare. Pas disa minutash, rreth ores 14:00, verejme nga larg, duke ardhur nga rruga qe te shpie tek “kalçeto e burgut” drejt “Godines B te Takimeve”, te burgosurin Sokol Mjaca me nje arme pistolete qe mbante ne dorën e tij, i cili po vinte me vrap.
Pas tij e ndiqnin dy te burgosur te tjere, konkretisht te denuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi te cilet dukeshin sikur e ndiqnin egersisht per t’ u perleshur me te denuarin Sokol Mjaca, madje duke i thene: se do te mbysim sepse na vrave shokun tone. Gjithashtu e ndiqnin nga pas dhe grupi i “Gardianeve te Ajrimit”, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qellimin per ti neutralizuar te burgosurit. Gjate ketij momenti kur i denuari Sokol Mjaca afrohet ne “Godinen B te Takimeve” arrin dhe futet brenda korridorit te kesaj godine dhe une me pas me koleget e mij u beme prite dhe pengese tek dera kryesore e kesaj godine dy te denuarve te tjere qe e ndiqnin duke e mbyllur kete dere te godines me lloz (me shulin te jashtem). Gjate rezistences tone per te mos lejuar te futeshin te denuarit e tjere ne korridorin e godines ku ne izoluam te denuarin Sokol Mjaca, na vjen ne ndihme dhe “ Grupi i Gatshem i Burgut” (Gardianët) te cilet arriten te largonin dhe te neutralizonin te denuarit qe e ndiqnin. Me pas eshte afruar ne “Godinen B te Takimeve” dhe Drejtori i Komanduar i I.E.V.P. Peqin (i Burgut Peqin) Z.Kamer Hoxha, i cili perpiqet te negocioje me te denuarin Sokol Mjaca, tashme te izoluar prej nesh, qe te vetedorezohet, ku gjate kesaj negociate i denuari Sokol Mjaca, i ka kerkuar se mund te vetdorezohet menjehere pasi te vije ndonje Prokuror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E QËLLOI 7 HERË ME THIKË/ Detaje nga vrasja në Itali: Shqiptari dhe viktima kishin lidhje jashtëmartesore
Previous article TRONDITËSE/ Shqiptari dhunon barbarisht dhe qëllon 7 herë me thikë 27-vjeçaren shtatzënë në Itali (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT