• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË TË BËJ TË PISH HELM”/ Dbardhet dëshmia rrëqethëse e djalit të mitur të familjes Loka: Babai ka tentuar të më godasë edhe mua…
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË TË BËJ TË PISH HELM”/ Dbardhet dëshmia rrëqethëse e djalit të mitur të familjes Loka: Babai ka tentuar të më godasë edhe mua…

6 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit ka dënuar sot më 10 vite burg Xhemal Lokën, në lidhje me akuzën për armë mbajtje pa leje dhe se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij Bedrie Loka, ngjarje e ndodhur më 2 janar të 2024.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e një prej djemve të çiftit Loka, i cili ka rrëfyer episode të frikshme, madje të përsëritura të dhunës në familje.

Në dëshminë para prokurorëve, i miturit K. Loka, ka rrëfyer se në një episod, i ati ka marrë thikën eka dashur ta godasë edhe atë, episod që përmendet edhe në dëshmitë e vëllait dhe motrës të të miturit.
“Babi asnjëherë nuk ka qenë pranë nesh, ka bërë kërcënime, ofendime, ndaj nesh dhe marrëdhënia e dy prindërve ka qenë e keqe. Mami donte të shkonte tek e nëna dhe babi nuk e linte të shkonte pasi e shtynin njerëzit e tjerë. Mua më ka marrë mami në telefon dhe më tha ka ardhur babi dhe unë shkova tek shtëpia dhe shikoj se gjerat ishin në ekstrem. Babi e kishte dhunuar mamin me grushte, e kishte shtrirë përtokë, ishin zënë me njëri tjetrin dhe mami ishte nxirë komplet nga krahët dhe pjesë të trupit që më tregoj mami.

Edhe më përpara janë grindur të dy pasi babi nuk e linte të shkonte tek dajat dhe nëna
e saj dhe i thoshte do të t’i vras vëllezërit. Kur erdhi me datë 27 dhjetor 2023, e shtyu mamin dhe unë u çova në këmbë dhe ai shkoj e mori thikën të më therte mu dhe po mos të ishte mami dhe vëllai do më
vriste.

Në lidhje me ngjarjen e fundit babi ka kryer veprime kundrejt mamit edhe fizike dhe psikologjike nga viti 2021 e në vazhdim, kanë ndodhur shpesh. Kam qenë i pranishëm në të gjitha
ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpi dhe babi ka bërë veprime të përsëritura dhune fizike ndaj mamit duke e goditur me duar dhe me shkop, me mjete që ishin aty. Përveç nënës edhe mua më ka
dhunuar babi më ka rrahur me grushte, për faktin se përse nuk mëson në shkollë, me rrip, në fytyrë e në trup komplet, më ka ul në divan dhe më gjuante dhe ka ndodhur në disa raste në
të njëtën formë…

…Atë natë që ka ardhur me dt.27, ka marrë armën dhe i ka thënë mami do të vras vëllain. Arma ka qenë në shtëpi dhe ka pasur edhe armë të tjera. Mamit i thoshte do të bëj të pish helm dhe ne kemi qenë prezent. Unë kam punuar tek puna e mamit dhe ai e ka marrë në telefon duke e kërcënuar dhe kam parë mamin që nuk ishte tek vendi i punës, e kërkova dhe e pashë që ishte ulur në një cep dhe qante dhe kishte helmin në dorë, një kapsule dhe e hapa dhe ajo kishte erë të rëndë. Kjo ka ndodhur në shtator të vitit 2023, para se të vij babi nga Greqia”, thuhet mes të tjerash në dëshminë e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË BARCELONË/ 200 mijë euro vrasësve shqiptarë për të ekzekutuar punonjësin e portit
Previous article VRASJA E ISH-EFEKTIVIT RONALD REXHEPI/ Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për Donald Hoxhën

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT