• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË SHKRUAJMË HISTORI ME DATË…”/  NATO do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë
Home
Rajon

“DO TË SHKRUAJMË HISTORI ME DATË…”/ NATO do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë

2 February, 2019 k.autor Rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do të nënshkruajë protokollin për pranimin e Maqedonisë më 6 shkurt.

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë histori”, ka shkruar në një postim në Twitter sekretari Stoltenberg.

“Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shtuar Stoltenberg.

Ky zhvillim vjen pasi Maqedonia dhe Greqia ratifikuan marrëveshjes, sipas së cilës, Maqedonia është pajtuar që të ndryshojë emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Që prej vitit 1991, Greqia ka kundërshtuar përdorimin e emrit “Maqedoni”, pasi një provincë e saj veriore ka po të njëjtin emër.

Një zyrtar i NATO-s, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se pas nënshkrimit të protokollit të pranimit “procesi i pranimit (të Maqedonisë në NATO) do të dërgohet në kryeqytetet e 29 aleatëve, ku ky protokoll duhet të ratifikohet sipas procedurave shtetërore të këtyre shteteve”.

“Kur të kryhet i gjithë ky proces, atëherë shteti do të bëhet anëtar i plotë”, ka thënë ky zyrtar.

Më 30 janar, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se shteti i tij planifikon që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tash pasi shteti i tij ka arritur marrëveshje me Greqinë.

“Ne shpresojmë që deri në qershor, do të prezantojmë argumente të fuqishme para Këshillit Evropian, në mënyrë që të marrim datën e nisjes së negociatave për anëtarësim”, ka deklaruar Zaev

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Shpërthen festa në “Redi Maloku”, Ymeraj kalon në avantazh krutanët (VIDEO)
Previous article LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT