Presidenti i SHBA-se, Donald Trump paralajmëroi ashper Turqinë se do ta shkaterroje ekonomikisht nëse sulmon forcat kurde mbas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, duke i kërkuar gjithashtu kurdëve të mos “provokojnë” Ankaranë.
Diplomati i tij kryesor Mike Pompeo është në një turne rajonal per te pasur nen kontrol tensionet mes palave. Ai gjithashtu kërkoi të risiguronte aleatët kurdë të Uashingtonit në luftën kundër ISIS, të cilët kanë frikë se largimi i trupave amerikane do të lejonte Turqinë t’i sulmonte ata.
Turqia kishte reaguar me zemërim ndaj sugjerimeve se plani i Trump për të tërhequr trupat ishte e kushtëzuar me sigurinë e luftëtarëve kurdë të mbështetur nga SHBA, të parë nga qeveria turke si terroriste.
“Do ta shkatërrojë ekonomikisht Turqinë nëse godasin kurdët,” tha Trump.