• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË RISHIKOJMË VKM PËR LOJTARËT”/ Zv. Ministri Tare: Pasaportat Diplomatike të Kombëtares Shqiptare, të vlefshme deri në 30 qershor
Home
Politikë

“DO TË RISHIKOJMË VKM PËR LOJTARËT”/ Zv. Ministri Tare: Pasaportat Diplomatike të Kombëtares Shqiptare, të vlefshme deri në 30 qershor

5 April, 2021 Delo.autor Politikë

“Pasaportat Diplomatike të Kombëtares Shqiptare janë të vlefshme deri në 30 qershor. MEPJ, do të rishikojë VKM-në për të mundësuar përfshirjen e futbollistëve të Kombëtares sonë në listën e kategorive që pë rfitojnë mbajtjen e kë tij dokumenti”.

Zv. Ministri i MEPJ, Agron Tare, në një intervistë, ka sqaruar hollësisht githcka rreth keqinterpretimit të cështjes së Pasaportave Diplomatike të futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.

Ai ka shpjeguar se Kombëtarjajonë , aktualisht i ka të vlefshme Pasaportat Diplomatike. Keqinterpretimi lidhet me një shkresë që Fedarata Shqiptare e Futbollit i ka drejtuar MEPJ dhe përgjigjes që ka marrë prej saj. Në shkresën e MEPJ, sipas Zv. Ministrit, ka vetëm një pasaktësi në paragrafin e fundit ku thuhet: Duhet të dorëzoni pasaportën.

Futbollistët e Kombëtares, sipas Zv. Ministrit Tare, kanë qenë në dijeni të VKM-së në lidhje me reformën për dhënien e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit që daton në vitin 2019, me qëllim, forcimin e dokumenteve dhe përmirësimin e imazhit të shtetit dhe për këtë, kanë qenë në kontakt me autoritetet kompetente.

Zv. Ministri Tare sqaroi se, “VKM për dhënien e Pasportave Diplomatike dhe të Shërbimit datonte që në vitin 1997 prandaj dhe u pa e domosdoshme në dhjetor të vitit 2019, të kryhej një reformë që përfshinte disa shtesa ku hynte një kategori njerëzish që për një arsye, apo një tjetër, ishin pajisur me këtë dokument. Në këtë vit, u shty afati i vlefshmërisë së disa kategorive, ku hynin dhe futbollistët. Në VKM, cilësohej saktë se kategoritë që përfitojnë Pasaporta Diplomatike janë të përcatuara në Kushtetutë.

Sipas Zv. Ministrit Tare, pasaportat e lojtarëve të Kombëtares, janë të vlefshme deri në 30 qershor. Në një nen të VKM saktësohet se, është në diskrecionin dhe vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme që të vlerësojë kategori të caktuara për të gëzuar të drejtën e mbajtjes së Pasaportës Diplomatike dhe kjo do të mbetet për t’u vendosur në 30 qershor. Pra, do të rishikohet mundë sia e pë rfitimit të kë saj kategorie me Pasaportë n Diplomatike”.

Tare sqaron se, “Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF kanë qenë të informuar për këtë reformë të VKM që nuk ka të bëjë aspak me heqjen e Pasaportave futbollistëve, por me forcimin e administratës dhe imazhin e shtetit shqiptar”.

Sipas Zv. Ministrit Tare, bëhet fjalë për një cështje që FSHF ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me MEPJ prej dy vitesh. Ai theksoi se kë tu kemi të bë jmë me forcimin e dokumentave të shtetit shqiptar dhe aspak me mungesën e mirënjohjes për futbollistët që në fakt, vazhdon të jetë në të njëjtin nivel si më parë.

“Vëmendja për sportin nga Qeveria, e vërteton më së miri këtë”, u shpreh Tare.

“Vendimi që ka marrë qeveria në vitin 2019, për kufizimin e numrit të Pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit, është shumë i drejtë dhe e vetmja kategori që meriton përjashtim nga ky kufizim, janë futbollistët e kombëtares. MEPJ do ta rishikojë kë të mundësi”, theksoi Zv. Ministria Tare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PËRGJIGJET VANGJEL TAVOS/ Çuçi: Ka humbur ekuilibrin mendor si kryetari i vet, LSI do të ndëshkohet me votë
Previous article "SHQIPËRIA BUZËQESH"/ Dita e 9 e vaksinimit masiv, marrin dozat e para edhe 68-69 vjeçarët

Delo.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT