• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË QËNDROJ, NUK KAM TË SHKOJ”/ Qytetarët e Ukrainës rrëfejnë përgatitjet për luftë: Nuk mund të presim që…
Home
Nderkombetare

“DO TË QËNDROJ, NUK KAM TË SHKOJ”/ Qytetarët e Ukrainës rrëfejnë përgatitjet për luftë: Nuk mund të presim që…

13 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të qetësuar tensionet midis Moskës dhe Kievit, banorët ukrainas që jetojnë përgjatë kufirit po planifikojnë se çfarë do të bëjnë nëse Rusia e pushton Ukrainën.

40-vjeçarja Yulia VitkOvska është infermiere dhe rezerviste me forcat e mbrojtjes territoriale në Ukrainën verilindore. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ajo thotë se po përgatitet në rast lufte.

“Jemi rreth 50 kilometra larg kufirit me Rusinë. Një goditje e plotë me raketa të montuara në kamionin e tipit “BM-21 Grad” dhe qyteti Sumy kthehet në gërmadhë. Në një situatë të tillë nuk mund të presim që dikush të vijë dhe të na shpëtojë. Po bëj plane për të larguar familjen në rast lufte. Nëna ime e moshuar është e sëmurë dhe djalin e kam në shkollë. Do të sigurohem që ata të largohen por unë do qëndroj, nuk dua të largohem nga shtëpia ime që dikush tjetër të jetojë këtu”, deklaroi ajo.

Aktivisti Andriy Bukin thotë se ajo nuk është e vetme.

“Dy të tretat e miqve të mi, mos më shumë, do të mbrojnë rajonin tonë Sumy dhe qytetin, të inkuadruar në organizata zyrtare ose vullnetare. Nëse shfaqen trupa ruse, si në Krime në vitin 2014, çështja do të ishte mprehtë.”

Mykola ToriAnyk është kryetar i Komunitetit të Bashkuar Territorial Khotyn, i cili përfshin 10 fshatra. Deri tani, thotë ai, nuk ka pasur shumë lëvizje.

“Ndonjëherë shohim avionë të vegjël, ndoshta forca kufitare. Ka raste kur shohim avionët tanë dhe ata rusë. Por situata ka qenë e qetë.”

Megjithatë njerëzit kanë ankth.

“Njerëzit nuk po largohen, dhe tensioni është i dukshëm. Dikur banorët bisedonin për karburantin, rritjen e çmimeve të ushqimeve, politikën. Por sot, kur njerëzit takohen në një dyqan apo kudo tjetër, ata pyesin: ‘A keni dëgjuar gjë? A do të ketë luftë apo jo?’ ”

Zyrtarët lokalë thonë se ka zëra për shtimin e numrit të forcave ushtarake në rajonin Sumy. Zëri i Amerikës bisedoi me përfaqësuesin e Administratës Shtetërore të Rajonit Sumy, Dmytro Zhyvytskyi.

“Po diskutojmë me Mini strinë e Mbrojtjes që të vendosim këtu një ose dy brigada të tjera. Gjatë shkurtit Forcat e Mbrojtjes së Territorit do të zhvillojnë manovra të plota ushtarake.”

Por rezervistja Julia Vitkovska thotë se ata nuk janë të përgatitur aq sa duhet.

“Nuk shoh reagimin e duhur nga strukturat përgjegjëse në një kohë kaq të vështirë. Është e pamundur të mësosh me një ose dy stërvitje!”

Rezervistja Vitkovska thotë se bashkë me disa nga miqtë e saj po planifikon të fillojë kurse të mbrojtjes civile, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për një të ardhme të pasigurtë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA ZARFIN E TRASHË"/ Përgjimet e dosjes së 1321 kg kokainë, bosi shqiptar i drogës fundos avokatin në Belgjikë
Previous article E PLOTË/ Rrëfehet Spartak Ngjela: Përplasja e Berishës me At Zef Pllumin dhe e ardhmja e Bashës

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT