Disa banorë në Laprakë kanë dalë në protestë paraditen e sotme pasi pretendojnë se fusha sportive, që prej 20 vitesh është përdorur prej tyre si e tillë do të prishet. Në vend të fushës pritet të ndërtohet një pallat.
Sot në mëngjes, banorët kanë parë fadromat që kanë mbërritur pranë fushës banorët kanë dalë jashtë dhe kërkojnë garanci që kjo fushë sportive nuk do të preket. Ata thonë që pritet të ndërtohet pallat në vend të saj.
Banorët kërkojë garanci nga Bashkia e kryeqytetit dhe presin reagimin e kryebashkiakut Veliaj.
Ndërkohë burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se janë të habitur me atë që po ndodh në Laprakë. Sipas tyre rasti do të ndiqet me përparësi.
/AlpeNews.al







