• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË KEM TAKIME ME…”/ Thaçi: Në Bjellorusi do të kërkoj njohje të reja për Kosovën
Home
Rajon

“DO TË KEM TAKIME ME…”/ Thaçi: Në Bjellorusi do të kërkoj njohje të reja për Kosovën

31 October, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bjellorusi, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku pjesëmarrës do të jenë liderë të shumë shteteve.
Presidenti Thaçi ka thënë për RTK se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, derisa sa ka theksuar se shtetin e Kosovës do ta prezantojë si një storie të suksesit.

Ai po ashtu ka folur edhe për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje me Serbinë, me njohje reciproke të shteteve, për të ardhme evropiane.

“Pjesëmarrja e delegacionit kosovar në këtë takim është e një rëndësie të madhe për Kosovën sepse Kosova për herë të parë merr pjesë në një takim të tillë të shteteve të përfaqësuara nga e gjithë bota që organizohet në Bjellorusi, një vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj vlerësoj se është një mundësi shumë e mirë që të kemi kontakte me përfaqësuesit e shtetit të Bjellorusisë dhe përfaqësuesit e kësaj bote që ende janë në proces hezitues apo janë në një proces të shikimit të vendimit të tyre për shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

“Shteti i Kosovës është një storie e suksesit dhe si storie të tillë do ta prezantojë edhe nesër në fjalën hyrëse që do ta kem të konferencës që do të flas për Kosovën, për rajonin për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, një marrëveshje kjo gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen e Kosovës, që hap perspektivë të sigurt dy vendeve perspektivën evropiane, por për Kosovën edhe njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, pastaj edhe mundësinë e heqjes së vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe Kosova të fitojë një njohje globale”, është shprehur ai.

“Mendoj se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë është edhe një mundësi tjetër, por është realisht një njohje më e gjerë ndërkombëtare për suksesin, progresin dhe realitetin e Kosovës si vend i pavarur dhe sovran, si një proces krejt i pandalshëm”, ka thënë Thaçi.

“Do të kem takime të ndryshme me lider të ndryshëm të cilët janë në konferencë, natyrisht do të marrim pjesë edhe në pritjen e presidentit të Bjellorusisë që do të organizohet në hapësirat e presidencës së tij ku do të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë konferencë, por pres që të takohem edhe me liderët e ndryshëm të Bashkimit Evropian, të ish-republikave sovjetike, gjithashtu edhe të vendeve të tjera të botës. Kështu që është një mundësi shumë e madhe e komunikimit të drejtpërdrejt në një konferencë të përbashkët në një periudhë të shkurtër kohore”, ka deklaruar Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHIN NË RRUGËN E GABUAR/ Emigrantët "luftojnë" me shkallë dhe... (VIDEO)
Previous article HALLOWEEN "TROKITI" DHE NË FAMILJEN RAMA/ Zaho zgjodhi të shndërrohet si... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT