• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË JETË NJË REALITET I RI PAS COVID”/ Rama: Njerëzit duhet të mësohen, ndryshe do përballemi me pasoja të tmerrshme
Home
Politikë

“DO TË JETË NJË REALITET I RI PAS COVID”/ Rama: Njerëzit duhet të mësohen, ndryshe do përballemi me pasoja të tmerrshme

27 April, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se njerëzit duhet të mësohen me një realitet të ri, pasi situata pas koronavirusit nuk do të jetë si para këtij virusi.

“Ne duhet të na bëhet e zakonshme të sillemi në mënyrë të jashtëzakonshme, të mësohemi me një sërë ritualesh të reja, sepse në të kundërt do të duhet të përballemi me pasoja të tmerrshme. Do të jetë një realitet i ri, i ndryshëm nga ai që kishim”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ndal te masat dhe lehtësimi i tyre, duke paralajmëruar sërish kufizime, nëse do të rritet numri i të infektuarve.

“Nëse do të ketë sërish numër të lartë infektimesh, do duhet të kthehemi mpbrapsht. Gjithçka në këtë situatë është relative dhe përtej asaj që duket ka mundësira të ndryshme për të parë. Gjërat mund të marrin rrjedha të ndryshme, në varësi se si do të sillen njerëzit. Do të kemi virusin mes nesh dhe nuk do të kemi normalitet, por do të hyjmë në një fazë, ku do të kemi një lloj normaliteti të ri me një numër të caktuar kufizimesh”, u shpreh kryeministri.

Specialistët thonë se virusi nuk do të largohet, do të jetë vërdallë. Infektimet e reja janë frika juaj, po ku e bazoni këtë frikë?
Nuk di që të ketë dalë blof ndokush nga shkencëtarët, sepse gjërat kanë shkuar ashtu si janë parashikuar prej tyre. Vendet që kanë marrë masa shpejt e kanë kaluar më lehtë fazën e përballjes së parë, dhe ata që nuk morën masa, po heqin më keq. Sa pa dalë vaksina, ky armik i padukshëm do të jetë mes nesh. Ne nuk mund të rrimë pafundësisht mbyllur, por do të hapemi me kujdes dhe mbi të gjitha të mësojmë të sillemi me kujdes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON DETAJET NGA BISEDA ME EKSPERTËT GJERMANË/ Rama: Asnjë diferencë nga strategjia e tyre, ajo që ne nuk kemi është infektimi komunitar
Previous article PLAS SHERRI MES AKTORËVE LEDIO LAKO DHE GENT HAZIZI/ Grushte në mes të Tiranës. Procedohen nga policia

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT