• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DO TA VËMË NË KRYEMINISTRI/ Rama vizitë biznesit: Xhiron e ke rritur, tani rrit fitimin. Ja dhurata që mori
Home
Politikë

DO TA VËMË NË KRYEMINISTRI/ Rama vizitë biznesit: Xhiron e ke rritur, tani rrit fitimin. Ja dhurata që mori

4 January, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një prej sipërmarrësve që përfiton nga ulja e takses ne zbatim te paktes se re fiskale, qe ka hyre ne fuqi nga 1 Janari.

Nga kjo pakete, bizneset nga 8 në 14 milionë lekë të reja xhiro vjetore, do të përfitojnë ulje të taksës së tatim fitimit, nga 15% në vetëm 5%.

 

Ne fund ai eshte surprizuar me nje dhurate modeste nga punonjesit, nje vazo mermeri, si e shihni ne videon me siper. “Do ta veme te dhuratat e Kryeministrise”- tha Rama.

Biznesmeni eshte shprehur i kenaqur nga zbatimi i paketes se re fiskale. “Tani, sinqerisht ne po ndihemi mirë, se na u ul taksa e tatim fitimit. Unë bëja 100 milion lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë lekë. Tani ne paguajmë 5 milion lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë. Shumë faleminderit, sinqerisht!” – u shpreh drejtuesi i një kompanie përpunimi mermeri në Tiranë.

Bashke me Ramen ka qene edhe ministri ne detyre i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shpjegoi se nga kjo paketë e re përfitojnë një sërë kategori sipërmarrësish, por edhe mijëra qytetarë, të cilëve nga 1 Janari iu ulet tatimi mbi të ardhurat personale.

“Në 1 Janar ka filluar një paketë shumë e rëndësishme uljeje taksash, që fillon që nga biznesi i vogël me xhiro nën 14 milion të reja, zbritet taksa në 1/3-ën. Kemi vazhduar me agrobiznesin, me të gjithë biznesin bujqësor, në kuadrin e shtytjes, mbështetjes së biznesit bujqësor, me qytetarët, klasën e mesme, me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Paketa vazhdon me mbështetje po për bujqësinë, me uljen e TVSH-së, pra me zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore dhe me normë të reduktuar për një sërë aktivitetesh të TVSH-së. Është viti me rritjen më të madhe ekonomike për Shqipërinë krahasuar në rajon,” u shpreh Ministri Ahmetaj, duke shtuar se, “sot janë 91% e sipërmarrjeve shqiptare që paguajnë 0, ose 5% tatim fitimi dhe 98% e të punësuarve që paguajnë 5.5% taksë pune”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, veç të tjerash, kjo lehtësi fiskale për biznesin do të përkthehet edhe me më shumë vende të reja pune, si dhe me rritje të pagave të të punësuarve në sektorin privat.

“Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat,” deklaroi Kryeministri Rama, duke shtuar nga ana tjetër, se, “kemi nevojë të ulim numrin e atyre që shkojnë në universitet dhe të rrisim numrin e atyre që shkojnë në arsim profesional dhe në kolegje profesionale 2-vjecare, që të bëhen specialistë”.

ERTV Live😊: Nga 1 janari, trefish më pak taksa mbi fitimin për sipërmarrjen e vogël nga 8 në 14 milionë lekë (të reja) xhiro vjetore💪91% e bizneseve në Shqipëri me taksën më të ulët në rajon, nga 0 – 5%👍Më shumë investime, më shumë punësim, më shumë mundësi për rritje pagash🤝

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 4. Januar 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORA QË MBULOI VENDIN/ Pamjet që vijnë nga DELVINA. Qyteti zbardhet dhe... (FOTO)
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Meqë marrim si shembull Amerikën…

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT