Situata politike në Shqipëri është “acaruar”, përplasjet midis presidentit Meta dhe organeve të drejtësisë kanë shtuar një krizë tjetë atë institucionale. Meta me deklaratat e tij i ka shpallur luftë edhe ambasadave të huaja të cilat sipas tij janë në shërbim të Ramës..
Disa ditë më pare Meta tha se mund të shpërndajë parlamentin nëse do jetë e nevojshme.
Deklarata e Metës:
“Parlamenti një ditë do shpërndahet, kot sa rri dhe kështu si është. Ju e dini që me dekret të presidentit shpërndahen. Ata duhet ta kuptojnë vetë që duhet të shkojnë të votohen. Unë kam ca punë të tjera më të rëndësishme se kaq. Unë mendoj që ka ardhur koha e referendumeve sepse këtu nuk funksionon dialogu politik kemi lidera që nuk marrin përgjegjësi për ato që bëjnë. Prandaj tu japin mundësi qytetarëve të shprehen“.
AlpeNews ka marrë në analizë faktet të cila do çonin në shpërndarjen e parlamentit dhe a është situate
Sipas kushtetutës së Shqipërisë parlamenti mund të shpërndahej vetëm në 3 raste edhe ato janë:
Rasti I parë
Neni 87, pika 5 dhe ka të bëjë me procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Në rast se zgjedhja dështon në të pesta raundet, Kuvendi shpërndahet vetë pa ndonjë dekret presidencial.
Situata në Shqipëri:
Zgjedhja e presidentit në Shqipëri është bërë para dy vitesh dhe ka marrë një shumicë votash qe në raundin e parë.
Rasti i dytë:
Kur Parlamenti dështon për të zgjedhur Kryeministrin e ri. Në një situatë të tillë, shpërndarja bëhet nga Presidenti, siç përcaktohet në nenin 96 të Kushtetutës, në pikën 4.
Situata në Shqipëri:
Parlamenti shqiptar e ka zgjedhur kryeministrin me shumicë votash nga partia e tij e cila në zgjedhjet që kaluan mori 73 mandate.
Rasti i tretë:
“Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105”.
Situata në Shqipëri:
Nocioni i mosbesimit krijohet kur qeveria humbet shumicën absolute në kuvend por edhe kjo pike bie poshtë në rastin e Shqipërisë, pasi qeveria I ka votat e shumicës të cilat i duhen për të ruajtur ligjitimitetin e saj.
/AlpeNews.al