• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TA FITOJMË KËTË BETEJË”/ Mjekja Evelina Sulaj Skënderi: Qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë! (VIDEO)
Home
Sociale

“DO TA FITOJMË KËTË BETEJË”/ Mjekja Evelina Sulaj Skënderi: Qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë! (VIDEO)

30 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjekja shqiptare Evelina Sulaj Skënderi, e cila prej 20 vitesh jeton edhe punon në Itali bën apel përmes një videomesazhi, që shqiptarët të respektojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social.

“Italia është shteti i parë në Europë që u godit nga virusi. Për fat të keq u gjend e papërgatitur, për këtë arsye dhe pas disa javësh situata mbetet kritike e me shenja të pasigurta të rënies së epidemisë. Kjo tregon që distancimi social nuk mjafton. Distancimi social është masa e parë, që mori shteti italian edhe që populli e respektoi.

Ndërsa, bën dhe trajtimin farmakologjik në shtëpi, ku një personal mjekësor vete në shtëpi për të nisur një trajtim anti-viral, që të evitohet kalimi në gjendje të rëndë në spital.

Të gjithë shkencëtarët e botës janë në aktivitet intensivë për të gjetur trajtimin farmakologjik më optimal, për të konvolauduar një trajtim botëror, sepse kjo epidemi është mbarëbotërore, por edhe për prodhimin e vaksinës.

Ndërkohë, ajo që duhet të bëjmë ne është të respektojmë distancimin social dhe rregullat e higjienës.Shteti shqiptar, qeveria shqiptare ka marrë masa të forta edhe kurajoze në momentin e duhur për të parandaluar ecurinë e kësaj epidemie, pavarësisht efekteve ekonomike në një vend si i yni. Rezultatet duken, sepse numri i të prekurve është shumë i ultë, në një popullsi si e jona, ku kontaktet sociale janë aq të ngushta dhe intensive. Prandaj, ju lutem vazhdoni që të ndiqni vijën e qeverisë dhe mos harroni solidaritetin me ata që kanë nevojë.

Çdo njeri po bën detyrën e tij në këtë situatë, edhe ju që qëndroni në shtëpi shpëtoni jetë. Shpëtoni jetë, sepse shkëputni hallkat e atij zinxhiri të kontaminimit të vazhdueshëm, që do të ndodhte nëse do të ishim në rrugë apo në kontakt me njëri-tjetrin. Do ta fitojmë edhe këtë betejë!”, shprehet mjekja shqiptare në videon e publikuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e cila mbështet në përballjen e krizës së këtij virusi përmes informimit të gjendjes aktuale të kësaj pandemie, por edhe me këshillat për të gjithë shqiptarët, nga specialistët më të mirë në të gjithë Europën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNKRYETARI I PD NUK DURON VLERËSIMET PËR RAMËN/ Paloka: Skenarë të dalë boje, regjisor sharlatan që nuk heq dot dorë nga veset e tij
Previous article KORONAVIRUSI/ Mark Zuckerberg jep lajmin: 100 milionë dollarë për të ndihmuar gazetarët dhe mediat

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT