• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO SHKËRMOQIM TREKËNDËSHIN E BERMUDËS”/ Mesazhi i Bashës për Metën, Ramën dhe Berishën
Home
Politikë

“DO SHKËRMOQIM TREKËNDËSHIN E BERMUDËS”/ Mesazhi i Bashës për Metën, Ramën dhe Berishën

18 December, 2021 F.autor Politikë

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend Basha foli edhe për të ashtuquajturin trekëndësh i Bermudës ku përfshihet Rama, Berisha dhe Meta, duke u shprehur se PD është e vendosur në shkërmoqjen e këtij trekëndëshi.

Basha tha se prej dekadash po përballemi me ata që besojnë se mbijetesa e tyre politike është më e rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve.

“I ashtuquajturi sovranizëm i kastës 30-vjecare, i mbështetur fuqishëm nga oligarkët dhe mediat e tyre, është kundër këtij roli të ndërkombëatrëve sepse ata duan të jenë rehat, të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen me korrupsion sic janë pasuruar, të mbajnë në këmbë sundimin e tyre në kurriz të shqiptarëve që vetëm varfërohen. Demokratët, ashtu si shumica dërmuese e popullti shqiptar, e duan dhe presin një rol edhe më aktiv të SHBA e partnerëve europianë kundër korrupsionit, që është plaga më e madhe sot për vendin. Demokratët nuk janë e nuk mund të jenë të ndarë “sovranistët kundër SHBA ” në një anë dhe “proamerikanë kundër sovranistëve” në anën tjetër.  Të gjithë jemi sovranë e atdhetarë në një Shqipëri demokratike, euro-atlantike.  Partia Demokratike është e vendosur të përballet me këtë kastë që e do Shqipërinë të izoluar, Partia Demokratike është e vendosur të përballet me ktë regjim që e do Shqipërinë pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Që shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Por Partia Demokratike nuk mund ta pranojë këtë kurrë. Ne jemi vendosur të përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre personale është më e rëndësishme se mirëqenia e popullit tonë”, tha Basha.

“Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimit të Edi Ramës përmes masakrës zgjedhore.  Që ethshëm ka synuar të cënonte ekzistencën dhe qendrueshmërinë e Partisë Demokratike. Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj.  Ne kemi pasur probleme të shumta, por krenohemi që jemi partia e Dhjetorit  ’90, që i ka i mbijetuar 31 viteve lufte të ashpra kundër saj, nga e majta komuniste apo nga kollona brenda nesh, deri te tentativat e të korruptuarve apo krimit të organizuar për të na dobësuar, për të na demoralizuar apo për të çfunksionalizuar Partinë Demokratike”, u shpreh kryedemokrati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË E DI ÇFARË PËRJETON EINXHEL"/ Arjola diskuton me Antonelën: Të gjithë kemi frikë prej...
Previous article DYSHIMET PËR "OMICRON" NË KOSOVË/ Në fund të javës tjetër pritet të vijnë rezultatet e mostrave

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT