• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO RRISIM SUBVENCIONET…”/ Berisha në Vaqarr: Produktet serbe morën hov nga Ballkani i Hapur
Home
Politikë

“DO RRISIM SUBVENCIONET…”/ Berisha në Vaqarr: Produktet serbe morën hov nga Ballkani i Hapur

16 April, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Vaqarr, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për mënyrën si po trajton pensionistët dhe fermerët shqiptarë. Ai premtoi masa konkrete në rast të ardhjes në pushtet të PD-së, duke theksuar se në treg nuk do të lejohen më ilaçe që nuk tregtohen të paktën në dy vende të Bashkimit Evropian.

“Qeveria tallet me pensionistët,” deklaroi Berisha. “Mali i Zi e ka pensionin mesatar 450 euro, ndërkohë që ne jemi shumë poshtë. Kur ishim në pushtet, rritëm pensionet duke marrë fonde nga buxheti.”

Në lidhje me bujqësinë, Berisha u zotua se do të pesëfishojë subvencionet për fermerët, duke theksuar se çdo vend i zhvilluar mbështet financiarisht prodhuesit e tij. Ai akuzoi qeverinë për hapjen e tregut ndaj prodhimeve serbe, të subvencionuara shumë më tepër se ato vendase, çka ka çuar sipas tij në falimentimin e fermerëve shqiptarë.

Kreu i PD Sali Berisha: Nuk do ketë ilaçe në treg, që nuk tregtohen së paku në dy vende të BE-së. Ne do të zgjidhim disa gjëra, që janë jetike. Qeveria tallet me pensionistët. Pse Kurti ku i ka marrë paratë, kur ka gjysmën e pensionistëve të Shqipërisë, por ka gjysmën e buxhetit. Mali i Zi e ka pensionin mesatar 450 euro. PD kur erdhi e gjeti pensionin 36 mijë lekë të vjetra dhe i rritëm. Morëm paratë nga buxheti dhe i dërguam në pensione. Çdo shtet subvencionon fermerin, i jep para në dorë për atë që mbjell, për atë që korr, për atë që mbarështon, për fidanët që mbjell dhe asnjë shtet nuk humbet nga kjo, ato kthehen në mirëqenie. Ky hapi kufijtë për Serbinë, për Ballkanin e Hapur. Prodhimet serbe, që kanë subvencione 8 herë më shumë se ne, normalisht që do kenë prioritete. Kjo bëri që malli i vendit të kalbet dhe fermeri të falimentojë e të largohet. Subvencionet do i rrisim me 5 herë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQIA ZGJERON HAPSIRËN DETARE/ Projekti rrezikon rikthimin e tensioneve me fqinjët
Previous article FUSHATA ELEKTORALE E PS/ Rama takim me votuesit për herë të parë të Njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT