Kur na ndajnë rreth një vit nga zgjedhjet lokale, Partia Demokratike nis ndryshimet tek drejtimi i degëve në rrethe.
Mësohet se sot është rikthyer në PD-në e Durrësit, Ferdinand Xhaferri.
Ai më herët ka mbajtur një post ministror, ndërsa ka qenë edhe kandidat bashkinë e Durrësit në vitin 2011.
Kujtojmë që PD-ja e Durrësit prej disa muajsh ishte pak kryetar pasi deputeti Oerd Bylykbashi bëri dorëheqje në tetor të vitit 2017.
Xhaferri mbahet mend për batutën e tij kur u shpreh se do të përmirësonte cilësinë e rrezeve të diellit në qytetin bregdetar.


