• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO PËRDOREJ PËR TRAFIK DROGE/ Zbulohet gomonia e fshehur në Fier, në pranga…
Home
Breaking News

DO PËRDOREJ PËR TRAFIK DROGE/ Zbulohet gomonia e fshehur në Fier, në pranga…

4 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një informacion në rrugë operative ka bërë që Policia e Shtetit të sekuestrojë në fshatin Qarrë të Fierit një gomone, dy automjete tip fuoristradë pa targa dhe 30 bidonë të mbushur me benzinë, ndërkohë që ka arrestuar një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni erdhi pasi një telefonatë e mbërritur në zyrën operative të Policisë ka bërë me dije se në banesën e një shtetasi në këtë fshat janë parë lëvizje të dyshimta në orët e natës përgjatë një javë rresht.

Telefonata nuk ka qenë në gjendje të japë shpjegime se për çfarë bëhej fjalë, por vetëm u ka treguar efektivëve se diçka e jashtëligjshme po ndodhte. Kjo ka bërë që Policia të nisë një operacion blic në këtë fshat, ndërsa në objektiv kanë pasur pikërisht banesën, për të cilën kanë qenë të informuar. Ndërsa kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ata u kanë bërë thirrje banorëve të dalin nga banesa pasi kishin urdhër kontrolli. Në banesën e familjes së L.M. nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, por ngjitur me të, në një kasolle të vjetër, janë gjetur mjeti lundrues dhe automjetet.

Të gjitha janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa në pranga u vu edhe pronari i banesës. Policia zyrtarisht u shpreh se ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se i kanë sjellë gomonen dhe dy automjetet me qëllim për t’i përdorur për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Italisë.

“Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M., u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip gomone, 2 automjete tip fuoristradë pa targa dhe 30 bidonë të mbushur me benzinë. Si rezultat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D., banues në Fier, pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, bën të ditur zyrtarisht Policia

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOKUSI I DISKUTIMEVE/ Rama mbledh Kryesinë e Partisë socialiste
Previous article "ÇDO GJË E KEMI BËRË QË TA LUMTUROJMË"/ Flaka Krelani përlotet nga kujtimet me babain

k.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT